Ndotja e liqenit të Fierzës, Koka në
Prizren: Të mos hidhen mbeturina

Ndotja e liqenit të Fierzës, Koka në<br />Prizren: Të mos hidhen mbeturina
PRIZREN- Problemi i ndotjes në liqenin e Fierzës nuk zgjidhet vetëm me një aksion masiv për pastrimin e mbetjeve. Këtë më duket e kanë kuptuar drejtuesit vendore të qarkut të Kukësit dhe ministri mjedisit, Lefter Koka, të cilët së bashku me homologët e tyre kosovarë zhvilluan një takim në qytetin e Prizrenit, në fokus të të cilit ishte parandalimi i ndotjes së liqenit të Kukësit.
 
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, teksa shtoi se një ndotje tjetër e liqenit të Fierzës nuk duhet të lejohet, u ndal te projektet për kthimin e këtij liqeni në një aset turistik.
 
Homologu i tij Kosovar, Dardan Gashi, ndërsa pranoi se mbetjet në liqenin e Kukësit vinin pikërisht nga Kosova, u zotua që një problem i tillë nuk do të përsëritet.
 
Takimi i sotëm u realizua me ndërmjetësimin e Prefektit të qarkut të Kukësit, Safet Gjici dhe Ambasadorit të vendit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës