Ndotja e rëndë e lumit Gjanica ka vënë në lëvizje grupet e punës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.

Sipas kreut të ARM, Denis Vogli, objekt i inspektimeve do të jenë të gjitha kompanitë e naftës dhe subjektet e tjera që mund të kenë shkarkime në lumë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të ndotjes.

Grupet e punës kanë marrë mostra nga uji dhe, në varësi të rezultateve të analizave, do të merren masa administrative që mund të shkojnë nga vendosja e gjobave deri te pezullimi i aktivitetit.

Në një deklaratë për mediat, Vogli shtoi se gjatë vitit të kaluar disa subjekte që janë konstatuar përgjegjëse për ndotjen janë çuar deri në ndjekje penale.


Lajmi kryesor:

Fier/ Lumi Gjanca kundërmon erë nga ndotja e kompanive të naftës dhe fabrikave të vajit, banorët: Pushteti lokal duhet të marrë masa