LEZHE- Pretendimet e ngritura nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë qytet ka përplasur institucionet, duke sjellë reagime të kundërta nga Bashkia dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit.
Kryetari i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj ka pranuar faktin se uji i pijshëm në këtë qytet ka qenë i ndotur, por situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit.
“Situata ka ardhur duke u përkeqësuar sepse gjithë sistemi i tubacioneve po vazhdon të amortizohet çdo ditë. Ne me drejtorinë e Shërbimeve dhe me Drejtorinë e Ndërmarrjes së Ujësjellësit nuk jemi të aftë që të ndjekim të gjitha ritmikat e riparimeve të këtyre tubacioneve që kanë 40 vjet që janë vënë në punë”, tha Tushaj.
Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellësit në Lezhë ka bërë të ditur se uji i pijshëm në Lezhë është brenda parametrave optimal, dhe i konsumueshëm për të gjithë konsumatore.
“Problem i ujit të pijshëm për qytetin e Lezhës nuk qëndron ashtu si është paraqitur deri më sot, pasi masa 60 % është tejet e ekzagjeruar. Por në pika të veçanta ne mund të kemi patur ndotje, dhe në mënyrë absolute janë marrë masat për riparimin shumë shpejt të defekteve që të eliminohen këto probleme”, tha Petrit Bardhi, nëndrejtor i Ujësjellësit Lezhë.
Në këto kushte dhe deklarata të kundërta të institucioneve në Lezhë mbetet që instituti i Higjienës të marrë dhe analizojë kampionet e ujit, në mënyrë që t’u jepet përgjigje e saktë qytetarëve për këtë shqetësim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com