Llogaridhënia Publike e Qeverisë vijoi në Njësinë Administrative Papër të Bashkisë Elbasan, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me zëvendëskryeministren Senida Mesi, kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, disa zv.ministra dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjëm një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.
Duke qenë se Paprri është një nga zonat ku është investuar më shumë, shqetësimet e banorëve u fokusuan më shumë në drejtim të ndotjes që shkaktohet nga disa kompani që veprojnë në ish zonën e kombinatit Metalurgjik.
Në fjalën e tij, Balla tha se ndotja është një betejë që do t’i shkohet deri në fund dhe nuk do të lejohet askush të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin e përbashkët.
Sigurisht që është shqetësim i madh, prej shumë kohësh është shqetësim dhe angazhim i imi personal. I jemi bashkuar shumë herë protestave qytetare dhe kemi kërkuar llogari në këto kompani, për mënyrën e funksionimit të tyre. Kemi bërë kallëzim penal gjithashtu ndaj rafinerisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, e cila derdh ujërat e ndotur në kanalet vaditëse të kësaj zone. Është një betejë që do t’i shkojmë deri në fund, nuk do të lejojmë askënd të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin tonë të përbashkët, askush nuk do të lejohet të punojë në rast se nuk plotëson kushtet mjedisore.
Taulant Balla
Bo Bo ky idjoti I mori me qafe elbasoncit
Përgjigju