Mbetje të shumta urbane kanë ndotur vijën bregdetare të Vlorës, nga Jonufra deri në Radhimë e Orikum.

Në pamjet e fundit shihen bidonë plastikë dhe mbetje të tjera të shpërndara përgjatë bregut dhe në sipërfaqen e ujit.   

Dyshohet se një pjesë e mbetjeve mund të jetë transportuar drejt detit nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.


Lajmi kryesor:

Gjithë qyteti i Vlorës pa ujë, defekt në tubin e ujësjellësit! Po punohet për riparimin e defektit (VIDEO)