9 milion vdekje në mbarë botën në vitin 2015 janë të lidhura me ndotjen. Ky është përfundimi më i fundit i një raporti të ri të revistës shkencore “The Lancet”. Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulta apo mesatare, ku ndotja është përgjegjëse për çerekun e rasteve.

Bangladeshi dhe Somalia rezultojnë më të prekurat, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet me më pak raste vdekjesh. Ndotja e ajrit ka impaktin më të madh, duke kontribuar në 2/3 e vdekjeve.

Shumica e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje joinfektive të lidhura me ndotjen, të tilla si ato të zemrës, ishemia dhe kanceri në mushkëri. Ndotjes së ajrit i faturohen 6.5 milionë vdekje të parakohshme. Këtu përfshihen ndotje nga burime të jashtme të tilla si gazrat shtëpiake si druri i djegur apo qymyri.

Rezultatet janë produkt i një projekti 2-vjeçar. Autorët kanë publikuar një hartë interaktive që ilustron të dhënat e tyre.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com