Ndotje alarmante, hidhen mbetje
urbane dhe inerte në lumin Osum

Lumi Osum, i frekuentuar ndër dekada nga pushuesit ditorë, është kthyer në venddepozitim të mbeturinave të qytetit të Beratit.

Gjatë një vëzhgimi të bërë përgjatë rrjedhës së tij, konstatohen mbetje urbane dhe spitalore, por më problem përbën ndotja e ujërave nga shkarkimet e industrive të vogla përpunuese. 

Ndotja vijon përgjatë gjithë shtratit të lumit. Pas kilometra larg qytetit të Beratit në afërsi të fshatit Bilçë është vënë re ditët e fundit një ndotje e madhe në breg të lumit.
Zyrtarët vendor në dijeni të plotë të situatës pranojnë se ndotja e lumit i ka kaluar kufijtë e lejueshëm.

[gallery]19851[/gallery]

Për frenimin e saj, ata kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve, dhe paralajmërojnë gjoba dhe deri në mbylljen e bizneseve, që shkarkojnë mbetjet në lumë.

‘’Do kërkojmë që të ngrihet një grup pune që të bëjë verifikimin e gjithë rrjedhës për të shmangur këtë ndotje’’ është shprehur Bojken Tabaku kreu i njësisë administrative Velabisht. 

Në mungesë të kontrollit të territorit nga institucionet vendore qytetarët dhe bizneset te pandërgjegjësuar për efektet e ndotjes, vazhdojnë prej më shumë se 20 vjetësh të përdorin lumin Osum si kosh mbeturinash, duke shkatërruar florën dhe faunën e tij.

Dje, kampionati Kombëtar i Rafting organizuar në qytetin e Beratit ka mbledhur qindra të rinj në brigjet e Osumit, ku nëpërmjet sportit synohet të promovohet lumi si vlerë e zonës dhe natyra në përgjithësi.

Por ndotja masive vijon të jetë armiku kryesor që pengon thithjen e vizitorëve në këtë lumë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë