Ndre Legisi: Tur takimesh me
aleatët në bazë

Ndre Legisi: Tur takimesh me<br />aleatët në bazë
Sekretari socialist për marrëdhëniet me aleatët në Partinë Socialiste, Ndre Legisi për më se një javë ka zhvilluar një tur takimesh nga Tirana e deri në Sarandë me strukturat drejtuese të PS dhe aleatët në ato qytete ku ato kanë degët e tyre. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Legisi ka nënvizuar faktin se koordinimi i punës mes strukturave të PS me ato aleate në bazë, aty ku funksionojnë efektivisht ka qënë qëllimi kryesor i këtyre takimeve. Ai ka bërë me dije se takimet kanë qënë të frytshme në ato degë të partive të koalicionit opozitar ku ata kanë shtrirje, duke pasqyruar në strukturat e bazës bashkëpunimin dhe komunikimin që PS ka me drejtuesit aleatë në qendër. Ai tha se kishte zbritur në bazë për të nxitur bashkëpunimin e strukturave të PS me ato aleatët, rivitalizimin e marrëdhë- nieve si dhe kërkesën për ndërtimin e një plani për të pasur një bashkëpunim sa më efikas me partitë aleate dhe në bazë. Sipas tij ky mirëkuptim, bashkëpunim, korrektësi që që PS dhe Edi Rama ka për çdo parti, duhet të reflektohet patjetër dhe në bazë. Njëherësh ai ka deklaruar se PS është e hapur për aleatë të tjerë, duke nënvizuar se do të ketë një qeverisje shumë të efektshme nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama.

Keni zhvilluar takime në të gjitha qytetet nga Tirana e deri në Sarandë. Cili ishte objekti i këtij turi?

Ky tur takimesh është një kuadrin e përmbushjes së detyrave të mia si sekretar për marrëdhëniet me aleatët në PS. Unë mora kontakte me strukturat e PS në të gjithë këto qytete si dhe me përfaqësues të aleatëve tanë aty ku kanë degët e tyre, për të harmonizuar sa më shumë komunikimin mes partive aleate në funksion të betejës së ardhshme elektorale të vitit 2013. Njëherësh dhe për të pasqyruar në bazë marrëdhëniet e shkëlqyera të PS me partitë e opozitës në qendër, në funksion të bashkërendimit të punës për arritjen e kësaj fitoreje të madhe.

Çfarë evidentuat në këto takime dhe çfarë keni biseduar?

Natyrisht partitë tona aleatë kanë përballuar një periudhë të gjatë opozitarizmi dhe si të tilla qëndrojnë fort. Ato janë të vendosura për të mobilizuar strukturat e tyre në betejën e ardhshme elektorale. Natyrisht që ka subjekte politike aleate që nuk kanë arritur të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë, por kjo është punë e tyre, është një e drejtë dhe detyrë që u takon vetëm atyre për ta bërë një gjë të tillë.
Ne ishim atje për të takuar strukturat drejtuese të PS dhe pushtetit vendor dhe për të shprehur seriozitetin tonë e vendosmërinë në respektimin e vlerave të çdo aleati, pavarësisht nga shtrirja në territor apo fuqia elektorale e tyre.

Në zgjedhje do të hyni me këta aleatë apo do zgjeroni koalicionin me parti të tjera?

Ne konsiderojmë se është shumë shpejt të flasim për aleatët tanë dhe me të cilët do të shkojmë deri në fund me betejën tonë elektorale, pasi koha ka vertetuar partitë politike shqiptare dhe vetë politika është befasuese në aleancat që ndërton edhe me mënyrën se si i ndërton këto aleanca. Por ne vazhdojmë të besojmë që partitë traditcionale që prej shumë vitesh janë aleatët tanë do vazhdojnë të qëndrojnë përkrah nesh, jo thjesht si partnerët tanë të vjetër por dhe si subjekte që respektojnë bindjet e tyre politike dhe vullnetin e votuesve të tyre.

A mund të zgjerohet koalicioni?
PS mbetet e hapur për të gjitha partitë politike grupet e interesit, shoqatat, sindikatat dhe të tjerë që mendojnë që rrotacioni i pushtetit është bërë tashmë një domosdoshmëri për ndryshimin e situatës së vështirë ku e ka katandisur me gjithë delirantitetin e vet të pandreqshëm, regjimi i Sali Berishës.

Mendoni se me këto aleanca do të fitoni më 2013?
Ne si PS jemi të bindur që sëbashku me aleatët tanë do të jemi fitues të zgjedhjeve të vitit 2013. Dhe pa dyshim që kryeministri i ardhshëm Edi Rama do të qeverisë në mënyrë të suksesshme, duke implementuar në të gjithë Shqipërinë qeverisjen e shkëlqyer që bëri në Tiranë gjatë mandateve të tij si kryebashkiak.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë