TIRANE- Gjyqtarë që kanë në dorë fatin e dosjen “21 janari” si Tom Ndreca apo Edmond Islamaj dhe gjyqtarë që i “rrëmbyen” mandatin e Bashkisë Edi Ramës duke ja dhuruar Lulzim Bashës, janë përzgjedhur për të gjykuar kërkesë padinë civile të kryeministrit ndaj dy deputetëve të PD Edi Paloka dhe Arben Ristani.

Kjo padi është depozituar në muajin Janar të këtij viti në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, ku nga shorti i datës 19 janar 2015, janë përzgjedhur dy trupa gjyqësore me relatorë Evelina Qirjako dhe Tom Ndreca. Të dy këta gjyqtarë njihen për vendimet e tyre kundër kërkesave dhe pretendimeve të PS, ndërkohë që siç mësohet Evelina Qirjako ka punuar disa vite më parë si avokate personale e një biznesmeni të njohur italian, i cili njihet si kundërshtar i hapur i kryeministrit Edi Rama.