Ndregjoni-Kolës: Ja kartela e
pastërtisë, dosjen e hapi PD 

Ndregjoni-Kolës: Ja kartela e<br />pastërtisë, dosjen e hapi PD 
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, ka reaguar dje pas akuzës së rëndë të kreut të Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, i cili pretendon se Ndregjoni ka qenë spiun i regjimit komunist.

Besim Ndregjoni, në një reagim për Shqiptarja.com ka hedhur poshtë si shpifje akuzën e Kolës, ndërsa shton se në vitin 1996 ka marrë kartelën e pastërtisë së figurës morale nga komisioni i pastërtisë së figurës.

Ndregjoni vuri në dispozicion të Shqiptarja.com dokumentin e pastërtisë së figurës dhe vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve, për falsifikim dokumentesh.

ndregjoni

ndregjoni

Statusi
Ndregjoni sqaron gjithashtu se ka statusin e djalit të të burgosurit politik, pasi babai i tij, i cili është nderuar për rezistencës me 7 Prill 1939 me Abaz Kupin, ka bërë burg politik. Ai tha se Kurt Kola nuk ka asnjë dokument që e lidhin me Sigurimin e Shtetit.

Sa i takon përfitimeve financiare, Ndregjoni pohon se ka marrë dy këste, ndërsa pret të marrë edhe një këst. “Kurt Kola nuk ka pretenduar, por ka akuzuar. Ai duhet të paraqiste dokumentin për të vërtetuar akuzën, përndryshe nuk duhet t’ja kishit botuar akuzën.

Dua përgënjeshtrimin e shpifjeve të Kurt Kolës. Sa herë një plak, që ka smirën dhe inatin, akuzon, duhet të vërtetojë nëse kam qenë spiun i Sigurimit. Për Kurtin do t’i drejtohen gjykatës.

Shtypin e respektoj sepse jam aktivist për të drejtat e njeriut. Jam Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë. Kam kandiduar për deputet në vitin 1996 dhe kam marrë kartelën e pastërtisë së figurës morale nga komisioni i pastërtisë së figurës. Jam nderuar me titullin “Mjeshtri i Madh”. Jam nderuar “Qytetar Nderi i Postribës”, jam shpallur Antikomunisti i Dibrës dhe i Tiranës. Jam ambasador i paqes etj. Ndaj, ai duhet të përgjigjet për akuzën. Sa i takon statusit të ish të përndjekurit, unë kam një baba patriot, i cili është nderuar me titullin si pjesë e rezistencës me 7 Prill 1939 me Abaz Kupin, pra është dekoruar nga Presidenti Mosiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

Si humanist që ka qenë, sepse ka shpëtuar familje hebrenjsh, Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka vendosur emrin një rruge. Dibra e ka shpallur “Qytetar Nderi”. Babai im ka bërë burg politik. Unë kam statusin e djalit të të burgosurit politik. Kam marrë dy këste dhe pres të marr këstin e tretë. Janë dokumente të verifikueshme”, shprehet Ndregjoni.

PD hapi dosjen
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, thotë se dosjen e tij e ka hapur Partia Demokratike, pasi doli kundër PD dhe Aleksandër Meksit në vitin 1994, duke përkrahur grevën e urisë të të burgosurve politikë. Ai thotë se dosjet janë hapur dy herë, ndërsa hedh poshtë çdo akuzës për lidhje me Sigurimin.

“Dosjet janë hapur dy herë. Janë hapur dosjet në ’96 nga komisioni “Mezini”. Janë hapur dosjet në ’97 nga komisioni “Bezhani”. Mua m’i ka hapur dosjet Partia Demokratike në atë kohë dhe kam dhënë dorëheqjen, pasi kam qenë shef kabineti i Komitetit Kombëtar dhe kam dalë kundër PD dhe Aleksandër Meksit, duke përkrahur grevën e urisë të të burgosurve politikë në vitin 1994. Jam i pari që m’a kanë hapur dosjen. Ndaj, kam dokumentin ligjor të pastërtisë”, thotë Ndregjoni.

Prokuroria
Besim Ndregjoni ka shtuar se Prokuroria ka hetuar 6 muaj dhe ka rrëzuar akuzat e Kurt Kolës. Madje, sipas tij, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se Kurt Kola ka bërë kallëzim të rremë. “Unë luftohem vetëm e vetëm se mbroj çështjen e të përndjekurve politikë.

Nuk jam pajtuar as me Sali Berishën dhe as me Edi Ramën. Do t’a mbyll jetën si papajtueshëm me qeveritë që nuk mbështesin integrimin e të përndjekurve politikë. Unë kam dokumentin e pastërtisë së figurës. Kurt Kola ka qenë në prokurori. Ka hetuar prokuroria për rreth gjashtë muaj dokumentet. Dhe në fund, prokurori i tha Kurtit “duhet të të vëmë prangat për kallëzim të rremë””, ka theksuar Ndregjoni. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social