TIRANE- Besim Ndregjoni presidenti i Unionit të Ish-burgosurve e të Përndjekurve politikë thotë për “Shqiptarja.com” se sjellja e të gjithë qeverive me të përndjekurit ka qEnë hipokrizi.

Qeveria shtoi fondin për ish të përndjekurit politikë...?
Eshtë detyrim ligjor dhënia e këtij fondi. S’di si mund ta çmoj dhe mund të shpreh gëzim të madh se si qeveria e vendit tim zbaton një detyrimin ligjor ndaj të përndjekurve, se si klasa politike trumbeton me të madhe se po jep një të drejtë ligjore. Është si t’u thuash pensionistëve, ja po u japim lekët. Shoh hipokrizi politike në këtë rast ndaj administrimit të procesit ligjor që ka si qeveri, detyrim për të shërbyer ligjërisht. Vetëm duhet një gjë: Ndaj të përdjekurve politikë duhet të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin ‘ok’, nëse jo për ne do jetë njëlloj siç ka qënë në gjithë qeveritë. Dëmshpërblimi është detyrim ligjor e kushtetues, jo ndihmë që jep qeveria. Çdo qeveri kryen detyrimin që ka ndaj qytetarëve. Ligji, i barabartë për të gjithë.
 
Po janë 4 milionë dollarë me tepër se vitet e tjera...?
E përdorin politikisht. Shteti ka detyrim të japë dëmshpërblimin. Pse ua jep firmave paratë, ua ke borxh. Mori borxh 350 milionë USD tek FMN vetëm për të likujduar këto borxhe.
 
Po likujdimi brenda 2015 i parave për ata që janë gjallë...?
Veliaj ka hallin të kryejë demagogjinë e radhës me lekë të marrë borxh te FMN. Eshtë shumë e madhe, e s’mund të likujdohet sepse ka ndonjë ish të burgosur, që i takojnë 100 milionë, nuk ka fuqi financiare. Uroj të bëhet, të shpresojmë. Këtu do të jemi.

Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com