Ndrenika: Në dokumentin e SHBA sqarohet se Shqipëria nuk ka thyer embargon ruse, s’ka sanksione për grurin e plehrat kimike! Vendimi për Mustafën nuk është kundër Kosovës

TIRANË- Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka dhënë detaje të tjera nga deklarata e Departamentit të Thesarit të SHBA, lidhur dokumentin ku sqarohet se Shqipëria nuk ka thyer embargon ruse lidhur me grurin ukrainas e rus dhe plehrat kimike. Ai sqaroi se në dokument është qartësuar se nuk ka asnjë sanksion për eksportin e këtyre produkteve.

“Është një dokument i sanksionuar nga SHBA që nuk janë të vendosura sanksione për eksportimin e plehrave kimike ku përfshihet edhe Federata Ruse. Për pasojë të gjitha transaksionet të këtyre produkteve nuk janë nën sanksione. Ka qenë një rikujtim për peshën e sanksioneve se ku vendosen dhe në çfarë prodhimesh apo lëndësh materiale vendosen këto sanksione nga SHBA”, tha Ndrenika.

Ai ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Hagës, për dënimin e Salih Mustafës, ish-komandat i UÇK. Ndrenika përsëriti reagimin e bërë nga DASH, sipas së cilit ky vendim i Gjykatës së Hagës, nuk është për UÇK apo Kosovën, por për përgjegjësi penale të vetë Mustafës.

“Ka qenë zëdhënësi i DASH, vendimi nuk është gjykim kundër UÇK apo Kosovës, por vetëm përgjegjësi penale të Salih Mustafës. SHBA e përshëndesin atë që quajnë trimëri individuale të dëshmitarëve përpara procesit. Ata dënojnë kërcënimin dhe frikësimin e dëshmitarëve”, shtoi ai.

Ndërkohë, zhvillime të reja ka pasur edhe për hetimet për skenën e 6 janarit, ku shtoi se ndaj ish-presidentit Donald Trump priten të zyrtarizohen të hënën dhe 3 akuza të tjera.

“Do e njoftojë për këto akuza të reja, për kryengritje, pengimi i një procesi zyrtar dhe komploti për të mashtruar qeverinë. Këto rekomandime do të paraqiten të hënën. Nuk ka qartësi se sa do të ndikojnë në hetime. Nuk ka një reagim nga ana e Trump, të hënën pritet qartësisht ecuria e këtij procesi”, tha korrespondenti i Report Tv.

Në fund, Ndrenika solli në vëmendje edhe vendimin e biznesmenit Elon Musk, i cili riktheu llogaritë në Twitter të gazetarëve kritik ndaj tij.

“Musk njoftoi hapjen e llogarive në Twitter të gazetarëve me faktin se ka bërë një pyetësor me 3.6 mln persona, dhe 59 përqind e tyre janë shprehur kritik. Musk tha se llogaritë që janë ndëshkuar, do të hiqen nga pezullimi”, tha Ndrenika.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb