Ndreu: Asnjëherë nuk e kam vënë
në dyshim mbështetjen ndaj Ramës

Ndreu: Asnjëherë nuk e kam vënë<br />në dyshim mbështetjen ndaj Ramës
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me mungesën e tij në Parlament, duke sqaruar shkaqet, pas disa interpretimeve të bëra. Duke i quajtur këto të fundit dashakeqe, deputeti Ndreu sqaron se “Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim mbështetjen ndaj Ramës”.
 
Ndreu ka bërë thirrje që të ndalen fyerjet politike.
 
“Jam i detyruar të prononcohem publikisht në lidhje me disa interpretime lakejsh dashakeqe për mospjesëmarrjen time të djeshme në votim:
 
1- Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vë gjatë mandatit tim të deputetit. Por kam preferuar si pak kush t'ja them gjërat në sy e jo kulisave e tavolinave si shumë servilë e të pazotë që flasin dhe hedhin helm pas dhe e fërkojnë në sy. Unë nuk jam e s’kam për të bërë pjesë në këtë llum asnjëherë !
 
2- Në jetën time nuk kam shantazhuar e as vënë kushte askujt. Dje askush nuk ka dëgjuar nga unë kushte për poste, për para apo privilegje. Kam kërkuar vetëm vëmendjen e duhur ndaj zonës sime elektorale si ndër më të varfrat, më të lënat pas dore dhe më pak të trajtuara gjatë kësaj kohe. Në asnjë rast gjatë kohës time në PS nuk kam kërkuar asnjëherë asgjë të vetme as për vete e as për familjen time, kurrë. Por për zonën time elektorale s’më ndalon njeri të "ulëras" kur disa vemje politike i fyejnë me zhargonin e shëmtuar "malokë' dhe i përbuzin çdo dite..!
 
3- Ka shumë njerëz që s’më duan, janë xheloz, janë intrigante, por ky nuk është problemi im! Unë jam ky që jam, dhe nuk ndryshoj, nuk fle në këmbë e nuk bëj kompromise të pista me askënd, flas hapur e nuk më ndalon njeri e s'ka për të më ndaluar kurrë me çdo lloj kosto. Shume kujt i vras sytë e veshët por unë ndjehem komod me veten se nuk jam hipokrit. Unë respektoj por nuk bëhem ushtar i verbër i askujt.
 
Prandaj stop abuzimit me emrin tim e veprimet e mia. Janë të pastra si kristali dhe me qëllime parimore e të drejta ! Askush nuk mundet t’i ndotë, askush..!”, shkruan deputeti Pjerin Ndreu në reagimin e tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra