TIRANË- Deputeti i PS-së për zonën e Lezhës, Pjerin Ndreu nga sfiduar ka foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me akuzat që ky i fundit i ka bërë Ndreut se është i lidhur me krimin.
Ndreu është shprehur se do të heqë dorë nga politika nëse Berisha i gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij duke e sfiduar që të shkojë deri në 5 breza.
Lë politikën nëse ish-kryeministri Berisha, të cilin nuk nguroi ta quajë sërish një plak matuf, gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri ne 5 breza. Ai dihet kush është shqiptarët e dinë publikisht i them Saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht dhe që t’i gjejë. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza.
Pjerin Ndreu, deputet i PS-së
Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin në rrjetin social Facebook. Berisha e ka akuzuar Ndreun se ka marrë përfitime marramendëse dhe tokë nga ish-deputeti, Arben Ndoka. Ndërsa nga ana e tij, socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë ashtu siç pretendon ish-kryeministri.
Lajmi kryesor: