Ndreu video të eskortës së Metës
në Lezhë: Ka dalë mendsh

Ndreu video të eskortës së Metës<br />në Lezhë: Ka dalë mendsh
LEZHE-Partia Socialiste e Lezhës denoncon kandidatin e LSI-së, Petrit Gjoni. 
Sipas kësaj parti, Gjoni, duke shfrytëzuar një makinë në pronësi të ministrisë së Brendshme, i shoqëruar dhe nga disa makina të tjera, të gjithë së bashku kanë shkuar në cdo qendër votimi duke bërë presion mbi komisionerët. 
Videoja e mëposhtme tregon Gjonin që zbret nga makina e gardës dhe hynë në një prej qendrave të votimit.

Kandidati i PS-së për Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet eskorta e presidentit të sapozgjedhur, Ilir Meta.

Publikimi vjen pas incidentit që ndodhi në Shëngjin, ku një mbështetës i LSI-së, Florian Dushku u qëllua me armë nga tre persona, shumë pranë qendrës së votimit.

Lidhur me këtë ngjarje, Ndreu ka reaguar, ndërsa shtron pyetjen se kush mund t’i thotë ndal presidentit, që ai e quan ‘skandaloz’.

Po ashtu ai akuzoi Metën se po kërcënon cilindo që del i para në Lezhë.

Reagimet e Ndreut ne FB
A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj sjellje te turpshme?! Perfundimisht ky njeri ka dale mendsh dhe po provokon, kercenon, shantazhon ke i del perpara neper Lezhe! Ketu eskorta e tij eshte ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!
Eskorta e Presidentit tone e famshem per zullume e zhurme, vazhdon te sorollatet neper qendrat e votimit Lezhe. Aktialisht jane te qendra e votimit Shkolla At Zef Pllumi Shengjin. Shkelje me flagarante ligji se kjo nuk ka ! Turp

petrit gjoni
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë