Ndriçim migjenian në periferi të Tiranës, Report Tv në familjen e Mexhit Bucit, aty ku ndizet vetëm një llampë

Ndriçohen me një llapmë që më shumë u afron verbimin. Kështu është nata për familjen Buci në fshatin Picallë të Tiranës. Teknikisht energjia elektrike nuk u mungon por po u dëmton cdo pajisje shtëpiake

Në familjen me katër pjesëtarë të Mexhit Bucit çdo gjë blihet me sakrifice, Por luhatjet e tensionit u shtojnë më tepër problemet..

"Po kalon vera nuk kemi pirë një gotë ujë të ftohtë, nuk kemi as lavatriçe, as frigorifer asgjë.  Po të vini në darkë është skandaloze", tha djali i familjes.

Prej 3 vitesh, kjo familje, dhe shumë të tjera në fshatin Picallë në periferi të Tiranës, sorollaten në zyrat e OSHEE-së duke mos marrë një zgjidhje.

"Si fillim patëm filluar tek OSHEE në Sauk sipër, ata na thanë që nuk merremi me këtë problem dhe mund të ikni në Ali Dem, shkuam atje ata na adresuan tek treni. Atë ditë kemi qenë gjithë lagjja aty kemi emrat firmat dhe thanë do vijmë ta bëjmë këtë punë, kjo punë kaloi një vit. isha para tre ditësh atje më than nuk të njohim fare", tha ai.

Shtyllat e tensionit të lartë më shumë se sa përcjellëse të energjisë elektrike, u flasin për vdekjen!  

"Dy lopë i kanë rënë në korrent vëllait tim, kemi lajmëruar policinë dhe OSHEE-në dhe ka thënë që asnjë lloj shpërblimi nuk japim ne. Telat janë për tokë, shkojnë bagëtitë, nga ta dimë ne nesër shkojnë fëmijët", tha djali.

Për Mexhitin dhe bashkëshorten e tij, të dy në moshë të thyer e me probleme shëndetësore, jetesa është kthyer shumë vite pas.

"Vijnë edhe fiken, ka raste që kam ndezur qiri, ia kam hequr spinën se nuk punon, ne kemi mbaruar, shkurt llafi na ka ardhur këtu", tha Mexhiti.

Në dimër për të gatuar duhet të përdorin sobën e drurit dhe  gjatë muajve të verës, për zgjidhje kanë gjetur gatimin me gaz.

Për situatën në fshatin Picallë, Report Tv mori një përgjigje nga zyra e shtypit në OSHE. Sipas kësaj zyre për dy tre zona rurale në Tiranë do të vendoset një rrjet i ri elektrik, projekti i cili e ka marrë miratimin në fillim të shtatorit. Report Tv shpreson që përmes këtij investimi të përfitojë edhe familja Buci në Picallë .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen