Në një operacion i koduar "Lugina 2" u sekuestruan  60 fidanë kanabis, ndërsannë pranga ranë dy vëllezër dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër.

Policia e Tiranës thotë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për kryeplakun e fshatit.

Lënda narkotike u gjet tek “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq

U arrestuan M. G., 17 vjeç dhe  T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq .U shpall në kërkim vëllai tjetër E. G., 37 vjeç.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, S. B., 61 vjeç.

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimt për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", në ngarkim të vëllezërve të arrestuar M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të kryeplakut S. B.