Kryetari i PS për Tiranën dhe njëherazi kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, Sajmir Tahiri, ka bërë një denoncim nga Ndroqi, gjatë një takimi me elektoratin atje.
 
Tahiri ka konstatuar se Ministria e Transporteve ka paguar paratë për ndërtimin e rrugës së fshatit Kërçukje, por rruga, siç thotë ai nuk ka asnjë metër asfalt të shtruar.
 
"Ndroq, mendoja se ishte barcaletë, por qënka e vërtetë. Rruga e Kërçukjes është paguar prej vitesh nga Ministria e Transporteve, e sot nuk ka asnjë metër asfalt, asnjë metër. Lekët janë zhdukur me sukses, hetimet janë mbyllur me po aq sukses", shkruan Tahiri në Facebook.

tahiri

Redaksia Online

l.q/Shqiptarja.com