Ka përfunduar mbledhja e këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas kësaj mbledhjeje, drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur mediat. Gjuriç ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit.
"Është një turp për ne që po flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë, një situatë e tillë vjen pasi disa serbë, politikanë të papërgjegjshëm dhe disa udhëheqës të kishës, krijojnë një atmosferë të tillë kundër vendit të tyre, duke krijuar skenarë konfliktesh, e duke na vënë në një situatë ku në vend të detyrimeve ndaj Brukselit po flasim për sigurinë e popullit tonë. Ne nuk do të ndalemi duke folur për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes me Prishtinën ", tha Gjuric.
Lajmi kryesor:
Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Gjuriç: Vazhdojmë bisedimet me Kosovën, s'biem pre e provokimeve




