TIRANE- Data 15 korrik është afati i fundit për Ministrinë e Arsimit që të shpallë fituesit e konkursit për tekstet e reja shkollore. Komisioni i cili po përzgjedh tekstet sipas burimeve pranë MAS është ngujuar, duke mos patur asnjë kontakt me ambjentin e jashtëm.

Nga të dhënat deri ditën e djeshme janë përzgjedhur pjesa më e madhe e librave, duke u bazuar te tekstet që ka dorëzuar çdo shtëpi botuese. Sipas Ministrisë së Arsimit shtëpitë botuese i dorëzojnë tekstet pa emër, me faqet e para dhe të fundit të bardha, në mënyrë që komisioni që i përzgjedhë të mos ndikohet.