TIRANE- Drejtoria e Policisë së Tiranës përfshihet sërish nga një rrokadë e dyta brenda pak muajsh. Arjan Kurti nëndrejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve është transferuar në Shkodër. Në vend të tij në drejtorinë e policisë së Tiranës do të ulet Gëzim Gjeci. Largohet dhe shefi i komisariatit të Rinasit, Gëzim Prebibaj.
Arjan Kurti emërohet nëndrejtor në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Në vend të shefit të komisariatit të Rinasit, Gëzim Prebibaj u emërua Ilir Gjoni, deri dje shef i komisariatit nr 5. Ndërsa Prebibaj u emërua shef i komisariatit të Kavajës.
TRAFIKU I KLADESTINEVE NE RINAS
Largimi i shefit të komisariatit të Rinasit ndodh pak ditë pas zbulimit nga SHKB të skandalit për trafikun klandestin të kosovarëve nga Rinasi drejt vendeve të Perëndimit. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pranë Ministrisë së Brendshme po heton këtë cështje. Bëhet fjalë për kalimin pa u regjistruar në aeroport nga kontrollorët e policisë, të dy shtetasve kosovarë, që kanë udhëtuar drejt Italisë, pikërisht më datat 20 dhe 25 janar të këtij viti. Ata janë kapur nga autoritetet italiane, pikërisht në aeroportin e Milanos, pasi pasaportat e tyre nuk ishin të rregullta dhe dyshoheshin si të falsifikuara.
Ndryshimet më të fundit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndodhën më 4 shkurt 2012, menjëherë psa vrasjes së Eleni Bashos dhe Megi Jakiçit, dy vrasje që tronditën mbarë opinionin publik. Në vend të Sajmir Muçës, në postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës u ul Bernard Çaushaj. Para këtij pozicioni, Çaushaj mbante postin e drejtorit të Policisë së qarkut të Korçës. Ikin dhe 2 nëndrejtorët e policisë së Tiranës, Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo, zv drejtor për rendin e sigurinë publike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ndryshimet e fundit ne policine e Tiranes, iku drejtori dhe 2 nendrejtore