Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin e Policisë Shijak, është transferuar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese.
Më herët ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në polici dhe të emërohej në krye të Komisariatit të Shijakut.
Lëvizja vjen në kuadër të një vale ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Më herët janë bërë edhe ndryshime të tjera në disa komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa burimet bëjnë me dije se procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me emërime dhe transferime të tjera.
-
Landi ky eshte skuth me uniform policie sla lokal pa i marr zarf pale gjera tjera ja ka bo nje nder skenderi tonin voci ose 300k eur emerimi . Ky gjobaxhiu rrinte cdo nat te sheshi willson mblidhte 10 mij leksha
Përgjigju -
Urime shef Andi mbase te hedhin ne det ne vlore far e keqe
Përgjigju -
Andi Deda gjobaxhiu Callcenter dhe Narkotikeve kur mbante postin ne komisariatin nr 2 . Si ka mundesi emerohen persona te tille ne drejtori nipi Tonin Voci . Ka institucione AMP fle gjume keto tipa terrorizojne popullin , shume keq per vendin ku jetojm ishalla bie me ndonje hundlesh ne Vlore
Përgjigju






Komente
Komento