TIRANË- Artemis Malo është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Malo është një rikthim në këtë post, pasi ajo e ka mbajtur postin e zv.ministres së Jashtme në dy vitet e para të mandatit të dytë të qeverisë Rama. Më pas në vitin 2019, Malo u bë deputete e qarkut të Gjirokastrës duke zëvendësuar Flamur Golemin pasi ky i fundit kandidoi në zgjedhjet lokalet të 30 qershorit për bashkinë e Gjirokastrës.

Vendimi

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi