Është larguar nga Hipotekat kryeregjistruesja Blerina Doracaj, ndërsa në vend të saj është emëruar Elion Semanaj, ka mësuar Shqiptarja.com.
Elion Semanaj u prezantua pak më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Zgjedhja e Elion Semanaj erdhi pas përzgjedhjes që u bë nga konkursi, i cili kishte disa ditë që ishte hapur.
/Shqiptarja.com
Elion Semanaj u prezantua pak më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Zgjedhja e Elion Semanaj erdhi pas përzgjedhjes që u bë nga konkursi, i cili kishte disa ditë që ishte hapur.
Kush është Elion Semanaj
Elion Semanaj, i sapo zgjedhur kryeregjistrues i Hipotekës, ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ai është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega juridik, në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës, për të vazhduar më tej, në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit.
Nga muaji shtator i vitit 2013 e në vijim, Semanaj ka kryer detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












