SHKODËR - Vllaznia është në përgatitje të sezonit të ri, me disa elementë të talentuar të akademisë që janë bashkuar me ekipin e parë.
Tanimë në Shkodër kanë nisur edhe lëvizjet në pankinë, me Vioresin Sinanin që projektohet si krahu i djathtë i Thomas Brdaric. Pas rikthimit të gjermanit në stol, duket se edhe gjerat do ndryshojnë në klubin shkodran.
Gjithçka u mësua këtë pasdite, me drejtuesit që kanë vendosur si krahun e djathtë të Brdaric një emër si Sinani, ikonë e golashënuesve në kampionatin shqiptar.
Edhe sezonin e shkuar Vioresin Sinani ishte në stol si ndihmëstrajner, teksa më pak kaloi në rolin e drejtorit sportiv, e më pas si trajner i moshave.