Tregtarët e naftës mund të kenë abuzuar në të kaluarën me çmimet, referuar ndryshimeve të fundit që po reflekton Bordi i Transparencës, deklaroi deputeti Erion Braçe. Ai kërkoi që Bordi të publikojë çmimin e naftës pa taksa që hyn në Shqipëri dhe të rrisë transparencën, ndërsa ngriti shqetësime edhe për mungesën e fiskalizimit dhe mosdhënien e faturave në pikat e karburantit.
“Bordi i transparencës o bëhet dinamik po referon në kohë reale ndryshime e çmimeve. Është një element pozitiv dhe na tregon sesa keq ka funksionuar tregu që pretendon sipas shoqatës që menaxhon kartelin në këtë sektor, që ka shitur hidrokarbure sipas bursës deri në momentin që filloi lufta në gjirin Persik. Çdo gjë që Bordi po bën tani, na sjell në vëmendje se çfarë na kanë bërë për muaj kur çmimi i hidrokarbureve ka qenë statik dhe i palëvizshëm për një periudhë të gjatë kohore. Bordi ka ende detyrime me konsumatorët, transparenca. Transparenca duhet të funksionojë mbi modelin e tregut edhe mbi modelin e çmimeve që aplikohen në Porto Roman dhe në portin e Vlorës ku pritet nafta dhe prej aty fillon faturimi i sasisë së naftës që tregtohet.
Unë e nxis bordin të na tregojë sesa është çmimi pa taksa që hyn në Shqipëri. Kjo është detyrim sa kohë që Bordi u ngrit. E dyta është dhe analiza në bazë të këtyre të dhënave, veçanërisht për naftën që nga Shqipëria shitet në Kosovë, sasitë e para dhe çmimi neto pa taksa që shkon atje. Që gjithkush të kuptojë se carë ka ndodhur në një periudhë të gjatë, gjatë vitit 2025, veçanërisht me naftën që ka shkuar në Kosovë. Ky segment i sektorit të energjisë meriton transparencë atë që nuk e kaur apo që e ka lënë në dorë të tregtarëve të karburanteve.
Në tregun e hidrokarbureve vijon të jetë një heshtje sa i takon fiskalizimit. Në momentin që nafta hyn, depozitohet, del nga depozita, fatura transmetohet në kohë reale me sasi reale të dalje apo jo. Në momentin që doli dhe shkoi në pompë, çdo transaksion a transmetohet në kohë reale në sistemin e Tatimeve apo jo? Ka një fenomen masiv, që kur paraqitesh në pikë, pyetja që të vjen, ‘a e do faturën’?. Çfarë d.m.th. kjo? Sistemi fiskal, në asnjë segment tjetër nuk të pyet. Si shpjegohet që vetëm në segment të tregut të pyesin?” tha Braçe.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun! Shehaj 'përplaset' me Braçen dhe Ballën











