Ndryshimet, hiqet kufizimi me
 tre mandate i kryetarit të PS

Ndryshimet, hiqet kufizimi me<br /> tre mandate i kryetarit të PS
TIRANË - Statuti i Partisë Socialiste ka pësuar ndryshime pak orë para miratimit të tij në Kongres. Ndryshimet kanë ardhur pas amendimeve që i kanë bërë projektit të hartuar nga grupi i Xhafajt, disa deputetë të kësaj partie. Ndryshime të rëndësishme vihen re sa i takon mandatit të kryetarit të partisë. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar nga grupi i punës së Fatmir Xhafajt, nuk do të ketë një kufizim të mandatit të kryetarit në vetëm 3 mandate. Me rregullimet e fundit, neni 40 është modifikuar në pikën 6, e cila në variantin final është hequr.

“Kryetari i Partisë nuk mund të zgjidhet më shumë se tre mandate radhazi në atë funksion, përveçse në rastin kur gjatë mandatit të tij ka ushtruar detyrën e kryeministrit. Kjo kohë nuk llogaritet për afekt rikandidimi”-thuhej në variantin paraprak. Kjo pikë është hequr në variantin final. Po ashtu, një pikë e rëndësishme e këtij neni, pikërisht pika 3 që parashikon ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.

Në variantin paraprak, kryetari i partisë, nëse nuk fitonte zgjedhjet duhej të largohej, ndërsa tani, ai largohet në rast se nuk e nxjerr partinë forcë të parë politike. “3. Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë; Dënohet me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie”-thuhej në variantin fillestar. “3.

Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet vendim e parë në zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë”-thuhet në variantin e miratuar në Kongres. Neni 12 i statutit final ka hequr dhe një merak tjetër të Blushit, i cili e kishte konsideruar shkelje statusore përdorjen e flamurit mavi “Rilindje”. Aty është shtuar një pikë që thotë: “Simbolet elektorale përcaktohen e miratohen nga Kryesia e PS-së”- duke legjitimuar ngjyrat dhe logot e reja.

Rikandidimi
Deputetët s’kanë nevojë për rikonfirmimin e bazës
Ndryshe nga ç’ishte parashikuar në variantin Xhafaj, deputetët që duan të rikandidojnë, nuk do të kenë nevojë të marrin “bekimin” e komunitetit që përfaqësojnë. Neni 59/4    thoshte: “Deputetët mund të rizgjidhen si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare vetëm nëse marrin mbështetjen e anëtarëve të partisë të territorit/ komuniteteve, ku kanë ushtruar mandatin.

Për këtë qëllim në komunitete respektive zhvillohet një proces konsultimi për konfirmimin ose jo të mbështetjes për deputetin”. Kjo pikë është hequr. Po ashtu, është hequr neni 56 që thoshte:   “Pranë KGSE gjenden regjistrat e pasurisë të të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të partisë në qeverisje. Çdo i zgjedhur që nuk ka detyrimin ligjor pranë ILDKPI depoziton pranë KGSE deklaratën për gjendjen e pasurisë dhe çdo fillim viti deklaron ndryshimet përkatëse”.

Po ashtu, është saktësuar Neni 19/3, që saktëson se vetëm të dënuarit me burg për krime përjashtohen nga partia: “Ndërprerja e përhershme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: Largohet me vullnetin dhe kërkesën e tij; Dënohet me vendim penal të formës së prerë me heqje lirie të organeve gjyqësore, për kryerjen e një krimi; ndërron jetë”.

Ndryshimet e orës së fundit në statutin e Partisë Socialiste
Neni Ishte Bëhet
Neni 12 Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Të drejtën e përdorimit të simboleve të partisë e kanë vetëm institucionet përfaqësuese të partisë në nivel qendror apo vendor. Në çdo tubim publik të organizuar në emër të Partisë Socialiste është i detyrueshëm përdorimi i flamurit dhe simboleve të saj. Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Të drejtën e përdorimit të simboleve të partisë e kanë vetëm institucionet përfaqësuese të partisë në nivel qendror apo vendor. Në çdo tubim publik të organizuar në emër të Partisë Socialiste është i detyrueshëm përdorimi i flamurit dhe simboleve të saj. Simbolet elektorale përcaktohen e miratohen nga Kryesia e PS-së.
 
Neni 17/e Nuk ishte parashikuar Të drejtat e anëtarit të partisë: Të bëjë vlerësime për qeverisjen qendrore e vendore dhe të kërkojë informim të drejtpërdrejtë nga drejtuesit partiakë dhe nga përfaqësuesit e partisë në organet qendrore dhe vendore.
 
Neni 19/3 Ndërprerja e përhershme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: Largohet me vullnetin dhe kërkesën e tij; Dënohet me vendim penal të formës së prerë të organeve gjyqësore; ndërron jetë.
 
Ndërprerja e përhershme e anëtarësisë bëhet kur anëtari i partisë: Largohet me vullnetin dhe kërkesën e tij; Dënohet me vendim penal të formës së prerë me heqje lirie të organeve gjyqësore, për kryerjen e një krimi; ndërron jetë.
 
Neni 35 Funksionet drejtuese që gëzojnë statusin e përfaqësimit të partisë në nivel qendror janë: Kryetari i PSSH-së, i cili zgjidhet nga anëtarësia e partisë; Sekretari i Përgjithshëm i cili zgjidhet nga Kongresi. Sekretarët Ekzekutivë të cilët zgjidhen nga Asambleja Kombëtare. Kryefinancieri. Organet drejtuese të partisë janë: Kongresi i Partisë, Asambleja Kombëtare, Kryesia e PS, Kryetari i PS.
 
Neni 40 3. Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë; Dënohet me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie.
6. Kryetari i Partisë nuk mund të zgjidhet më shumë se tre mandate radhazi në atë funksion, përveçse në rastin kur gjatë mandatit të tij ka ushtruar detyrën e kryeministrit. Kjo kohë nuk llogaritet për afekt rikandidimi.
 
3. Mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: Jep dorëheqjen; Partia humbet vendim e parë në zgjedhjet e përgjithshme; Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të, me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të kryesisë. 
6. Hequr
Neni 56 Pranë KGSE gjenden regjistrat e pasurisë të të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të partisë në qeverisje. Çdo i zgjedhur që nuk ka detyrimin ligjor pranë ILDKPI depoziton pranë KGSE deklaratën për gjendjen e pasurisë dhe çdo fillim viti deklaron ndryshimet përkatëse. Hequr
Neni 59/4 Deputetët mund të rizgjidhen si kandidatë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare vetëm nëse marrin mbështetjen e anëtarëve të partisë të territorit/ komuniteteve, ku kanë ushtruar mandatin. Për këtë qëllim në komunitete respektove zhvillohet një proces konsultimi për konfirmimin ose jo të mbështetjes për deputetin. Hequr
 


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim