PERU- Emetuesit e mëdhenj të karbonit si SHBA dhe BE, si pjesë e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, arritën një marrëveshje të rëndësishme mbi mënyrën sesi do të trajtohen ndryshimet dhe problemet klimaterike në rang botëror. Delegatët përfaqësues aprovuan një projekt me premtime ndërkombëtare, që do të paraqiten në samitin e vitit të ardhshëm.
Bisedimet u mbajtën në kryeqytetin e Perusë, në Lima, dhe gjatë bisedimeve dy ditore pati diferencime në draftet e para të paraqitura nga vendet pjesëmarrëse.
Grupet ambientaliste kanë kritikuar këtë marrëveshje si një kompromis të dobët dhe jo të efektshëm, duke pretenduar se dobëson rregullat ndërkombëtare klimatike.
Bisedimet hasën në vështirësi për shkak të ndarjeve mes vendeve të pasura dhe të varfra mbi shkallën dhe qëllimin e veprimeve në luftimin e ngrohjes globale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com