Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, ndërkombëtarët reagime pozitive për marrëveshjen e Prespës

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, ndërkombëtarët reagime pozitive për marrëveshjen e Prespës

Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, Eurokomisioneri Johhanes Hahn dhe Presidenti i KE-së Donald Tusk

Miratimi i vendimit me 80 vota pro, një ditë më parë në Parlamentin e Maqedonisë, i propozimit të qeverisë maqedonase për ndryshime kushtetuese, është pritur me entuziazëm nga ndërkombëtarët pasi i hap rrugën ndryshimit të emrit të Maqedonisë, në Maqedoninë e Veriut.

Nga BE vijnë përgëzime për shtetin e Maqedonisë nga ana e presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk i cili e konsideron një hap të rëndësishmë votimin e Parlamentit të Maqedonisë, duke e uruar Shkupin zyrtar për këtë vendim.

Një votë, një hap i madh drejt afrimit të marrjes së vendit që ju takon në komunitetit tonë transatlantik.

Donald Tusk

Ndërkohë edhe shefja për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian Federica Mogherini e cilësoi votën e parlamentit maqedonas si "një hap shumë të rëndësishëm" për arritjen e një zgjidhje përfundimtare në marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Me anë të një deklaratë në Bruksel, thuhet se tani pritet që të vazhdohen pa vonesë procedurat e punimeve për ndryshimet kushtetuese.

Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Tsipras në qershor. Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të vjetra në rajon. Ky vendim u konfirmua me votim sot.

 Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme 

Ndërsa Johannes Hahn, eurokomisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, në rrjetin social Twitter  e ka cilësuar vendimin e marrë nga parlamenti maqedonas  "një ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Shkup”, e një vendi që aderon në rrugëtimin drejt BE-së.

I përgëzoj të gjithë ata që vendosën të ecin përgjatë rrugës së BE- së. Pres që zgjedhja e lirë të respektohet plotësisht.

Johannes Hahn, eurokomisioneri i BE

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar

Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar