Kodi Zgjedhor ka pësuar ndryshime në mënyrë rigoroze sa herë ka patur zgjedhje në Shqipëri. Edhe pse ligjit të zgjedhjeve i janë bërë ndërhyrje të vazhdueshme, duke parashikuar jo vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe pragun elektoral, kuotën gjinore etj, për votimin e emigrantëve nuk është prekur asnjë nen i tij. 2 vjet më parë palët ishin pranë konsensusit, ndërsa ka një zotim se për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, do të votojnë edhe emigrantët, gjithnjë nëse mazhoranca dhe opozita do të bien dakord për mënyrën e votimit.