SI ISHTE
Neni 21/Aftësitë përgjuese te rrjeteve te telekomunikacioneve
1. Operatoret e telekomunikacioneve realizojnë me shpenzimet e tyre infrastrukturën e nevojshme ne rrjetin e tyre te telekomunikacioneve, për te siguruar aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve qe shfrytëzojnë shërbimet e telekomunikacioneve te ofruara prej tyre. 4. Kur operatoret e telekomunikacioneve bëjnë përmirësimin e teknologjive, detyrohen te mbulojnë me shpenzimet e veta vazhdueshmërinë e funksionimit te procesit te përgjimit.
SI BËHET
Në nenin 21 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1.Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: "1.Sipërmarrësit e komunikimeve elektronike realizojnë, me shpenzimet e tyre, infrastrukturën e nevojshme në rrjetin e tyre të komunikimeve elektronike, për të siguruar, brenda 180 ditëve nga marrja e kërkesës nga institucionet që administrojnë sisteme përgjimi sipas këtij ligji, aftësinë përgjuese ndaj përdoruesve që shfrytëzojnë shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara prej tyre."
2.Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon: "4.Kur sipërmarrësit e komunikimeve elektronike bëjnë çdo lloj ndryshimi teknologjik ose zgjerim kapaciteti, detyrohen të mbulojnë me shpenzimet e veta vazhdueshmërinë e funksionimit të procesit të përgjimit.". 3.Pas pikës 4 shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje: "5.Në rast ndryshimesh në bërthamën elektronike të komandimit, që imponojnë ndryshime në infrastrukturën e komunikimeve elektronike të sipërmarrësve, struktura përgjegjëse për bërthamën elektronike të komandimit njofton sipërmarrësit e komunikimeve elektronike për ndryshimin, të paktën, 180 ditë para këtij ndryshimi. 6. Në rast të moszbatimit brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, të detyrimit ligjor për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për sigurimin e aftësisë së përgjimit të ligjshëm të komunikimeve elektronike, nga ndonjë ose disa sipërmarrës, AKEP-i, me kërkesë të institucionve që administrojnë sistem përgjimi sipas këtij ligji, vepron në përputhje me kompetencat e tij ligjore, për zbatimin e këtij detyrimi dhe aplikimin e sanksioneve
SI ISHTE
Neni 23/Përgjimet me vendim gjykate
1.Sektori i Përgjimeve ne SHISH realizon edhe proceset teknike te përgjimit të komunikimeve nëpërmjet pajisjeve te telekomunikacionit, ne baze te neneve 221 deri 226 te Kodit te Procedurës Penale. 2.Në këtë rast përgjimet realizohen nga prokurori ose oficeri i Policisë Gjyqësore dhe specialisti i përgjimeve luan rolin e asistentit teknik pa u vene ne dijeni te rezultatit te përgjimit. 3.Prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij me akt zyrtar bashkëshoqëron dhe komunikon vendimin e gjykatës, i cili regjistrohet ne Sektorin e Përgjimeve.
SI BËHET
Pas pikës 2 të nenit 23, shtohet pika 3, "3. Prokurori i Përgjithshëm, për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226, të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda".
Qeveria miratoi më 26 shtator ndryshimet dhe shtesat në ligjin nr 9157, DATË 4.12.2003, i cili nga pr/ligji : "Për përgjimin e telekomunikimeve", bëhet “Për përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”.
(sg/shqiptarja.com)