Ndryshimet në skemën e pensioneve
Klosi: 160 mijë kontribuues të rinj

Ndryshimet në skemën e pensioneve<br />Klosi: 160 mijë kontribuues të rinj
Kuvendi ka diskutuar sot për projektligjin “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve dhe institucioneve të tjera kërkimore”. Kjo nismë e qeverisë synon përshtatjen e ligjit ekzistues me ndryshimet e reja, si rezultat i reformës së pensioneve, e ndërmarrë nga qeveria.

Përmirësimi i skemës së pensioneve shtetërore të kësaj kategorie punonjësish, ka qëllim rritjen e normës së kontributit për të punësuarit në sektorin publik nga 3.5% të pagës referuese në 5% dhe për personat e punësuar në institucione private në masën 7% të pagës referuese. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij sqaroi skemën e pensionit social si dhe avantazhet që kjo skemë sjell.

Klosi tha se “pensioni social behet për persona që nuk kanë patur mundësi të ishin pjesë e skemave të kontributeve, të bëjnë një pagesë sociale për të bërë shumë më tepër. Ne kemi patur një pension fiks me kontributet e gjithsecilit në skemë, ndërsa në skemën e re kontributet varen nga qytetarët, të cilët duan të përkujdesen për jetën e tyre, për të pasur një pension tanimë jo fiks, por në bazë të kontributeve që secili ka dhënë”, tha Klosi.

Me tej ai shtoi se ndryshimi i kësaj skemë solli 160 mijë kontribuues të rinj në skemën e pensioneve, duke shtuar në mënyrë të paimagjinueshme kontributin e njerëzve në pensione. Klosi nuk hezitoi të fliste edhe për informalitetin, duke nënvizuar rëndësinë e secilit qytetar për të vepruar dhe ushtruar biznesin e tyre në përputhje me ligjin.

Opozita nga ana e saj e konteston këtë pr/ligj, i cili, sipas saj, i godet akademikët e institucioneve të tjera kërkimore, me tituj shkencorë, pasi rrit masën e kontributit suplementar që paguhet nga të punësuarit e përfshirë në këtë skemë, duke mos pasur asnjë rritje të pagës së tyre që prej dy vitesh dhe kur pagat e kësaj kategorie janë larg pagave të homologëve të tyre, madje edhe në Kosovë. 

Ora 13:36 Pollo: Pensioni të mos mbështetej në rritje kontributi
Në fjalën e tij lidhur me diskutimin për pensionet shtetërore suplementare Pollo tha se nuk mund të mbështetej në rritjen e kontributin.Gjatë diskutimit deputeti Demokrat ndau gjithashtu dhe shqetësimin lidhur me ligjin për arsimin e lartë duke akuzuar qeverinë
 
"Një rritje e kontributit për personelin administrativ .Nuk ëhstë kapur drejtë sepse në fund të fundit për këtë shtresë ka një trajtim të veçantë mund të mbështetej jo vetëm nga kontributi por dhe nga burime të tjera. Pavarësisht se ministrijep shifra jo bindese situata e përkeqësuar. Flasim për pensionet e personelit të pegagogëve dhe kjo ëhstë e lidhdur me çështjen e arsimit"-tha Pollo

Ora 13:26 Klosi: Hoqëm tavanin e pensionit maksimal
"Thatë që ka qënë një reformë e gënjeshtërt, ju thashë që shifra është e saktë dhe ekzakte. Ka ndryshuar në mënyrë të rëndësishme vlera e atyre që kontribuojnë dhe atyre që përfitojnë.Më shumë njerëz përfitonin se kontribuonin më parë ndërsa tani e kundërta.Skema mund të arrijë në vetësubvencionim deri në fund të vitit të ardhsëm.Vetëm në dy muaj është bërë shumë 160 mijë kontribues në skemë. Jemi garantuar të sjellim në parlament ligjin në të mirë të qytetarëve. Askush nga ata në punë të denjë, ata që kanë bizneset e tyre nuk do të jenë pjesë e sistemit fiksla ata që punojnë për bukën e gojës, mos gënjeni- tha Klosi

Lidhur me luftën kundër informalitetit dhe akuzat e PD Klosi tha se është e vërtëtë lufta por jo ndaj të dobtëve. "Eshtë e vërtetë që po luftojmë informalitetin dhe evazionin por jo atyre që janë të dobët"

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin