Ndryshimet në draftin e taksimit mbi të ardhurat, eksperti Gjokutaj: Ministria synon aktivitetet tregtare! U shty që ekspertiza ta trajtojë më gjerë

Diskutimi i projektligjit për taksimin mbi të ardhurat do të zhvillohet në janar të vitit 2023. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj foli për Report Tv duke treguar detaje nga ndryshimet e rekomanduara.

Në një intervistë për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu u shpreh se fokusi i Ministrisë së Financave është taksimi i aktiviteteve tregtare. Megjithatë u vendos shtyrja e diskutimit dhe votimi që ekspertiza të ketë më shumë kohë për trajtimin e ndryshimeve.

“Ministria e Financave në një draft që e përpunuar synon të taksojë aktivitetet tregtare, një grup të caktuar duke lënë jashtë akvititet që nuk i përkasin profesioneve të lira. Kjo në kontestimet që ka pasur nga grupet e interesit ka qenë që përballë Kushtetutës dhe ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë. Mazhoranca i ka dhënë kohë ekspertizës për ta trajtuar më gjerë për një analizë më të detajuar.

Askush nuk taksohet vitin tjetër se është shtyrë në kohë. Pritet për t’u zbatuar taksimi mbi pagën dhe elementët që janë në ligjin ekzistues. Nuk ka një ligj të ri por do të ketë vetëm për pagat një trajtim ndryshe”, tha Gjokutaj.

Po ashtu tregoi se sugjerimi i ekspertëve është që të synohet evazioni fiskal dhe të miratohet një ligj për këtë çështje.

“Ne kemi sugjeruar që qeveria të merret me evazion fiskal, t’i trajtojë dhe konsolidojë bazat tatimore. Më pas të shohim ku është rrjedhja më e madhe fiskale dhe të miratohet një ligj që në të vërtetë nuk ka vetëm këtë problem por ka edhe atë të profesioneve të lira”, tha Gjokutaj.

Projektligji propozonte futjen në skemën e tatimit nga 1 janari 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, duke adresuar në këtë mënyrë fenomenin e identifikuar në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryesisht në profesione të lira. 

Por duke qenë se kishte shumë kundërshti, u shty diskutimi. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, shihen me rezerva nga deputetët e opozitës edhe nga përfaqësues të grupeve të interesit të cilët në seancën e fundit dëgjimore, thanë se drafti i ri është penalizues, sjell regres dhe nuk është konsultuar.

Ndryshe ka pretenduar Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e cila gjatë raportimeve me komisionet kuvendore, ka thënë se projektligji i hartuar me asiustencën e FMN-së, synon neutralitetin e tatimit, rritjen e transparencës dhe aplikimin e një sistemi sa më të drejtë tatimor.

Sipas saj, ligji i ri  propozon ruajtjen e skemës ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar, ku personat fizikë dhe personat juridikë me qarkullim deri në 14 milionë lekë do të paguajnë 0% tatim mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion