Ndryshimet në Formula 1, kërcënon kampioni i botës: Largohem nëse vijojnë kështu

Ndryshimet në Formula 1, kërcënon kampioni i botës: Largohem nëse vijojnë kështu

Max Verstappen

Formula 1 do vijojë këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Baku-së në Azerbajxhan. FIA dhe organizatorët kanë vendosur që kjo garë të jetë me sprint për kualifikueset, teksa ka edhe një ngjeshje të kalendarit. Kampioni i botës, Max Verstappen ka kërcënuar drejtuesit se nëse vijojnë me këtë kalendar dhe me ndryshimin e rregullave për garat, mund të largohet.

“Nëse vazhdojmë ta ngjesim kalendarin me gara apo edhe të një gare përgjatë një fundjave për një periudhë kaq të gjatë, pyes veten a ia vlen që unë të vazhdoj të garoj”, u shpreh Verstappen.

Gara e Baku-së është e katërta këtë sezon, me Red Bull që ka dominuar edhe këtë sezon, duke lënë pas Mercedes dhe Ferrarin.

“Më pëlqen të garoj dhe të fitoj. Di që kam edhe një rrogë të mirë dhe një jetë të rehatshme. Por a është vertet e tillë jeta? Vjen një moment dhe njeriu kërkon një drejtim tjetër në jetën e tij, të ndryshojë gjërat”, tha Verstappen.

Piloti i Formula 1 flet edhe për limitet në lidhje me ndryshimet e shpeshta.

“Pasi përfshihesh në këtë sport gjërat nuk janë më si më parë, sikur i sheh nga jashtë. Këtu gjërat po ndryshojnë shpesh dhe shpejt. Nuk e kuptojnë se ka një limit për çdo gjë. Shpresoj që drejtuesit ta kuptojnë e të ndalen, në të kundërt do të largohem vetë”, tha piloti i Red Bull.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!