TIRANE- Mazhoranca krahas votave të saj duket se do të ketë edhe mbështetjen e opozitës për realizimin e reformës në drejtësi. Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka deklaruar votën e tij “Pro” ndryshimeve në kushtetutë për realizimin e kësaj reforme kaq të domosdoshme në vend. Gjatë forumit të ish-Presidentëve, Shehi mbështeti ndryshimet e propozuara në Kushtetutë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa.