Ndryshimet në Kuvend, Hysi
zëvendëson Xhafajn, Bare Shalsin

Ndryshimet në Kuvend, Hysi<br />zëvendëson Xhafajn, Bare Shalsin
Ndryshimet në qeveri u pasuan edhe me ndryshime në drejtimet e komisioneve të rëndësishme parlamentare.
 
Kryetar i ri i Komisionit të Ligjeve do të jetë Vasilika Hysi duke zëvendësuar në këtë detyrë Fatmir Xhafajn që u bë Ministër i Brendshëm.
 
Pedagogia e Juridikut ka mbajtur një peshë të rëndësishme gjatë reformës në drejtësi, sidomos në kapitujt e ndryshimeve kushtetuese. Hysi e cila më parë ka pasur funksionin e sekretares së këtij komisioni, do të zëvendësohet nga Ulsi Manja.
 
Ai do të jetë tashmë sekretar i komisionit të ligjeve, pas një pune të madhe në përgatitjen e paketës ligjore për reformën në drejtësi, si puna për SPAK-un, Byronë e Hetimit apo ligjet e tjera funksionale të prokurorisë.

Anëtari më i ri i komisionit të ligjeve do të jetë Blendi Klosi, ish-ministri i çështjeve sociale, i vetmi që ende nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Njëkohësisht, tek Komisioni i Veprimtarive prodhuese do të drejtohet tashmë nga Besnik Bare, i cili do të zëvendësojë kështu Ministrin e Çështjeve Vendore, Eduard Shalsi. Bare po ashtu ka qenë një relator i spitakur i shumë ligjeve të rëndësishme të miratuara apo iniciuara nga ky komision.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0