Ndryshimet në ligjin e Policisë, juristi Hoxha tregon dy ngërçet: Problem përfshirja e termit ‘procedim policor’ dhe provueshmëria e veprave penale

Ndryshimet në Ligjin e Policisë së Shtetit po perceptohen si kapërcim kompetencash nga prokuroria tek uniformat blu. Me këtë pretekst Presidenti i Republikës ktheu pak ditë më pare ndryshimet, por me shumë gjasë në vijim mazhoranca do ta kaloj në Kuvend.

Që kur projektligji kaloi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare filloi debate publik mbi dhënien e kompetencave policisë, të cilat me Kushtetutë i takojnë Organit të Akuzës.

Për juristin Arbër Hoxha, në ndryshimet e parashikuara është problem termi procedim policor.

“Më problematike është futja e termit “procedim policor” dhe marrja e masave të veçanta që konsistojnë në një sërë përgjimesh, filmimesh, pavarësisht nëse janë ambiente publike apo private. I jep të drejtë Policisë së Shtetit dhe drejtorit që të marrë atributet e prokurorit. I merr atribute prokurorit dhe ia jep një organi tjetër, i cili është pjesë e administratës shtetërore, pjesë e Ministrisë së Brendshme”, tha Hoxha.

Avokati Hoxha vëren edhe një tjetër problem. Sipas tij, provueshmëria e veprave penale bëhet nga Kodi i Procedurës Penale. Çdo gjë që del nga procedimi policor nuk mund të përdoret para trupit gjykues.

“Është problemi i provueshmërisë sipas kuptimit të provës, kusht për vlefshmërinë e saktë është që duhet të merret sipas mënyrave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale. Çdo gjë që do të dilte nga ky i ashtuquajtur “procedim policor” nuk mund të përdoret në gjykatë”, u shpreh Hoxha.

Duke e cilësuar pozitiv vullnetin për luftën ndaj krimit, Hoxha thotë se në vend të këtyre ndryshimeve ligjore që veshin me kompetenca të prokurorisë, policinë,  mund të fuqizohen organet ekzistuese.

“E kuptojmë edhe vullnetin e mirë për të luftuar kriminalitetin si fenomen social, por në këndvështrimin tim nuk kemi pse të shpikim instrumente procedural, të cilat jo vetëm që nuk ekzistojnë në botën e qytetëruar ose në Bashkimin Evropian ku pretendojmë të bëhemi pjesë. Ajo që duhet të theksojmë është fuqizimi i organeve ligj zbatuese ekzistuese”, tha Hoxha.

Në kthimin që Presidenti Meta i bëri këtij ligji thuhet se ndryshimet ligjore bien në kundërshtim me pavarësinë e garantuar nga Kushtetuta të strukturave të drejtësisë. Sipas Metës, me ndryshimet ligjore policia mund të kthehet në mekanizëm presioni nga ekzekutivi në procesin zgjedhor.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë