Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Bardhi: Akti i Ramës, më i rëndë se ngjarja në Krujë! Në qeverinë e tij, emërohen ministra për të forcuar lidhjet me krimin

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Bardhi: Akti i Ramës, më i rëndë se ngjarja në Krujë! Në qeverinë e tij, emërohen ministra për të forcuar lidhjet me krimin

Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në Ministrinë e Brendshme duke thënë se qeveria e Ramës merr vendime për të forcuar lidhjet me krimin e organizuar. Sipas Bardhit, shkarkimi i Bledi Çuçit është i merituar por e cilëson të rëndë aktin e Ramës për të çuar Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme.

"Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!", shkroi Bardhi.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe në këtë post të emërojë Taulant Ballën. 

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë. Po ashtu, Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë.

Banorët thonin se në vend që të merreshin masa, u kërcënuan me burg e pranga nga shefi i komisariatit të Krujës nëse dilnin të protestonin për të bllokuar aktivitetin e tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Emërimi i Ballës si Ministër i Brendshëm, reagon Noka: Pa zgjedhje të lira ky vend nuk ka zgjidhje

1684436465_64001676311108xnoka1559.jpg

Deputeti Flamur Noka ka reaguar për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm duke theksuar sërish se vendi nuk ka zgjidhje nëse s’bëhen zgjedhje të lira.

“Ç'mund t'i bësh më shumë këtij shteti e populli se të emërosh përfaqësuesin zyrtar të malavitës, ministër të brendshëm?

Pa zgjedhje të lira ky vend nuk ka zgjidhje!” – shkruan Flamur Noka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 10/07/2023 09:50

    KJO GAZMENDA DUHET TE ISHTE NE BURG BASHKE ME PAPLEKAJN PER VRASJEN E PIERIN XHUVANIT.NESE PAPLEKAJ E VRAU DE FACTO KJO( GAZMENDA) E VRAU DE JURE...

    Përgjigju
  • Jo: 09/07/2023 08:20

    Po kur flisni dhe ju plerat e PD per dhune, qe ju jeni djepi i dhunes. YY ju qr qe te gjitheve

    Përgjigju
  • Kik: 09/07/2023 07:39

    Vetem keta te Pd nuk duhet te flasin se kane vrare dhe prere dhe nuk kane dhene doreheqje.

    Përgjigju
  • Raja: 09/07/2023 02:05

    Prob sja rajat apo .inistri jan xrejtorat e qelbur neoer rethe qe i len me arm dhe blinda kur te olas antitanku do ta shimojn kega plera

    Përgjigju
  • Linda: 08/07/2023 22:12

    Bardhi eshte "zedhenesi"shtypit i Berishes i kryekrimit te organizuar se kemi krim dhe super krim te specializuar ne vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?