TIRANË- Ndryshimet në qeveri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cilëson si riciklim të të korruptuarve, duke theksuar se kryeministri Edi Rama është një dështim.
Numri 2 i PD-së, thotë se Rama nuk po bën gjë tjetër veçse u siguron punë vetëm miqve të tij, duke lënë në harresë ekonominë e vendit.
"Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.
Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.
Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj", tha Bardhi.
Ditën e sotme, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm dhe në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka, ndërkohë që ministri i ri i Mbrojtjes është caktuar Niko Peleshi. Kujtojmë Olta Xhaçka është vendosur në qendër të vëmendjes nga PD-ja, të cilët kanë akuzuar se ajo po përdor mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatë elektorale, por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga Ministria.
.moderator si jep komentin se je nji shoqat me Bardhin
PërgjigjuO Gazi ! Futi nonje tegel by** si per Vit te Ri Se ke mbaresi,
Përgjigju