TIRANË- Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, teksa në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka. Në ministrin e Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi, teksa lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama.
"Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t'ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes", shkruan Rama.
Cakaj ka argumentuar vendimin e tij se e ka përmbushur misionin në diplomacinë shqiptare, teksa shton se nisur nga fakti që vendi është në prag zgjedhjesh, ai nuk ka asnjë synim për angazhim të asnjëlloji.
"Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar", tha ndër të tjera Cakaj.
Këto ndryshime vijnë pak muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë që më herët ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Brendshme dhe të Bujqësisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, pas protestave për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Bledi Çuçi, teksa te Ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi.
Lidhur me këto ndryshime ka pasur një reagim edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila ka vlerësuar Gent Cakaj, teksa Olta Xhaçkën e quan një partnere e shkëlqyer.
Gent Cakaj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi
Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi sot kanë marrë detyra të reja. Po cila është karriera e tyre politike?
Olta Xhaçka është pjesë e është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që prej vitit 2009, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës. Në mars 2017, Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste që prej vitit 2010. Ndërsa ka mbajtur postin e ministres së mbrojtjes që prej shtatorit të vitit 2017.
Karriera politike e Niko Peleshit ka filluar në Tetor të 2004-ës si Prefekt i Qarkut Korçë. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste. Prej Shtatorit të vitit 2013 Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mbajti deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai u zgjodh deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeveri. Teksa ka falënderuar Gent Cakajn për përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim mirëpret emërimin e Olta Xhaçkës në pozicionin e ministres së Jashtme.
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!
“Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme. Ajo ishte një partnere e jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe në rritjen e aftësitë si aleat në NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik”, shkruan Kim.
Kim mirëpret gjithashtu emërimin e Niko Peleshit në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes. Ajo shkruan se "shikojmë përpara të punojmë së bashkë që të sigurojmë që marrëdhënia e miqësisë SHBA-Shqipëri si aleatë të NATO të mbetet më e forta".
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një postimi në rrjet sociale, ka njoftuar sot se i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama.
Teksa ka shprehur mirënjohjen për Kryeministrin Rama dhe stafin e ministrisë, Cakaj thotë se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.
"Të nderuar qytetarë, dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.
Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.
Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.
Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time - shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime", shkruan Cakaj.
Ndryshimet ne qeveri nga Rama , te domosdoshme per vet periudhen zgjedhore.Si Xhacka dhe Peleshi jane figura pozitive dhe kontributdhenese si ne qeveri dhe ne parti .PS e sigurte per mandatin e trete se PD nuk e kalon 25%
PërgjigjuO.M.G.,krahaso z.Gent Cakaj me Niko Peleshin!Z.Rama nuk gjete nje tjeter ,por me kete burokrat te rendendomte zgjodhe ta zevendesosh ?!
PërgjigjuPun e madhe kujt i plasi koka. Për karriken e vet mendojn jo për shqipërin
PërgjigjuTe njejtat surrate vetem ndryshim pozicioni.... A thua se ska njerez te ndershem e puntor ne shqiperi, qe shohim vetem keta. Ky nuk eshte ndryshim.
PërgjigjuQe jane te paster jam shume dakort por per pune(sidomos Cakaj zero me bisht).Nuk mjafton te jesh i mire por duhet dhe mprehtesi per temat e jashtme.Cakaj nuk mori nje inisiative per detin apo per kosoven apo dhe çeshtje te tjera,ndoshta nuk e la dhe Rama.Cte thuash mjer ne qe na rane ne pjese keta pöllitikane.
PërgjigjuGenti dhe Besa ministrat me te mire qe ka pas Shqiperia keto 30 vjet. Te thjeshte e te pakorruptuar. Ne dallim nga cdo minister tjeter qe sillen me arrogance apo mbrojne miq e familjare ne aferta te dyshimta dhe ne pergjithsi merren me shume me llafe se me pune konkrete. Besen dhe Gentin barbaret e PDs dhe LSI por edhe vet nga PS i sulmuan dhe tallen per shkak te dialektit kosovar dhe ky eshte turpi i Shqiperise.
PërgjigjuNë misionin për ndarjen e Kosovës nuk i ndezi, në ate me detin dhe grekun Rama e realizoi e tani ky ”djaloshi” nuk i duhet më. Tani e ka radhën ndonjë parti politike në Kosovë që ”djaloshi” i dëgjueshëm të angazhohet për vazhdimin e misionit në bisedat Kosovë-Serbi! Nga ”më e keqja” merret nganjë herë edhe e keqja e vogël kur nuk ka të mira, sepse sot në Shqipëri nuk ka as majoranc e as opozit që në si popull të mundemi të iu besojmë !
PërgjigjuKaq I rëndësishëm të jetë ky Peleshi? PSE?
PërgjigjuKeto levizje tregojne qe PS-te iu kane steruar burimet intelektuale njerezore dhe i paskan ngele vetem superministrat qe shkojne nga nje dikaster tek tjetri si ne kohen e sundimit Otoman.Late nom
Përgjigju