Kryeministri Rama ja dorëzoi personalisht Ilir Metës 17 kërkesat për ndryshime në qeveri pasditen e së premtes. Pas një takimi të shkurtër mes kryeministrit dhe presidentit, në tryezën e këtij të fundit ngelën 8 kërkesa për lirim ministrash dhe të zëvendëskryeministres dhe 8 të tjera për pasuesit e tyre, si dhe një kërkesë e 9-të për të rikthyer ministrinë për marrëdhëniet me parlamentin. Menjëherë me nisjen e ditës së re, Presidenti Meta firmosi pa asnjë hezitim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Presidenca nuk bën me dije arsyet e këtij diferencimi, teksa janë publikuar dekretet e lirimit të Senida Mesit, Lindita Nikollës, Sonila Qatos, Mirela Kumbaros, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit dhe Niko Peleshit.
Po gjatë paradites së sotme, presidenti ka firmosur dekretet e emërimit vetëm për 4 propozimet e Edi Ramës. Të katërt janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj Ilir Meta ka firmosur emërimin e zëvendëskryeministrit të ri Erjon Brace, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci dhe të ministres së Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali. Janë ende pa i firmosur 5 dekrete emërimi, që janë emra të rinj që nuk janë pjesë e parlamentit. Burimet në Presidencë i thanë Report TV se për kandidatët jo deputetë është duke u grumbulluar informacion nga agjencitë ligjzbatuese dhe se Meta do të shprehet brenda afatit kushtetues prej 7 ditësh. Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar.
Ndryshimet në qeveri kryeministri Edi Rama i njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë. Të vetmit ministra që "shpëtuan" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.
Dekretimet/ Ministrat që u liruan;
Lindita Nikolla
Arben Ahmetaj
Senida Mesi
Mirela Kumbaro
Damian Gjiknuri
Sonila Qato
Niko Peleshi
Nuk është dekretuar lirimi;
Ditmir Bushati
Dekretohet emërimi;
Eduard Shalsi-Ministër i Sipërmarrjes
Bledi Çuçi-Ministër i Bujqësisë
Elisa Spiropali-Ministre e Marrëdhenieve me Parlamentin
Erjon Braçe-Zv/ Kryeministër
Në pritje të dekretimit;
Besa Shahini-Ministre e Arsimit dhe Sportit
Gent Cakaj-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj-Ministre e Financave dhe e Ekonomisë
Elva Margariti-Ministre e Kulturës
Belinda Balluku-Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.
Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri të cilët janë edhe deputetë, ndërsa për 5 të tjerët që nuk janë deputetë po grumbullon informacion, teksa ka 7 ditë afat për t’u shprehur.
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
-
O SHPRESA EMRIN E KE TE BUKUR PO DOREN NE TE SHKRUAR E PASKA SI PERBINDESHI SALI SERBI .QENKA NJE GJAK ME TE .SOT MOJ MOTER LUFTA BEHET ME VOTE JO SE DONI JU FAMILJA E KUCEDRES SALI .LUL NOK STRAZIMIR E DHUM SHPRESA QE DUAN GJAK DHE SHKATRRIM .
Përgjigju -
Ky pseudo president duhet te zhduket sa me pare nga politika. Ne nje vend gjysem serioz duhet te ishte ne burg
Përgjigju -
GJATE PROTESTES TE KENDOHET HYMNI KOMBETAR O BURRA BASHKOHUNI JA VDEKJE JA LIRI
Përgjigju -
PRANDAJ POPULLI NGRIHET PER TE RREZUAR ED RAME MINISTRI TE PA RENDESISHME PERKUNDREJT MINISTRISE QE DUHET TE ISHTE MINISTRISE. SE PUNES DHE SHERBIMEVE PUBLIKE PIKTORI YNE KRYEMINISTER NUK E KUPTON KETE LLOJ MINISTRIJE QE ESHTE AKSES I DETYRUESHEM PER PUNESIM
Përgjigju











Komente
Komento