Ndryshimet në Qeveri, Rama për 'Welt': Kishim nevojë për energji të re

Ndryshimet në Qeveri, Rama për 'Welt': Kishim nevojë për energji të re

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjozen gjerman “Welt”.

Rama ka folur edhe lidhur me ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës.

"Kam ndryshuar rreth 70% të ministrave të mi. Ne kemi një qeveri të re," - shprehet Rama. 

I pyetur se cila ishte aryseja për një ndryshim të tillë, Rama u përgjigj se kabineti i tij kishte nevojë për energji të reja.

"Herë pas here kemi nevojë për energji të re, lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si ekipi kombëtar gjerman i futbollit pas fitores së Kupës së Botës."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos