Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli jashtë Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri. Ashtu si kolegët e saj të opozitës, Tabaku kritikoi Lindita Nikollën që rrëzoi kërkesën për debat duke thënë se kishin frikë nga akuzat për inceneratorët.
“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.
E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.
Ndërsa deputetja Ina Zhupa tha se Lindita Nikolla, me urdhër të Edi Ramës nuk lejoi opozitën të flasë për proçedurë.
"Lindita Nikolla me verbëri politike ndjek porositë e shefit të saj dhe shkel ligjet e vendit. Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarët se kë do vendosi Rama si ushtar të tij në qeveri. Sot parlamenti nuk mund të kishte çështje më të rëndësishme sesa të merrte shpjegimet e ministres së kulturës: Pse dhe si ka vendosur një antishqiptar në krye të Butrintit? Refuzuan pa asnjë shpjegim interpelancën urgjente me Elva Margaritin për antishqiptarin Richard Hodges që sot i kanë dhënë Butrintin dhe nuk lejuan as fjalën për procedurë. Nuk e mbroni dot tradhëtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën", tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Miratohen ndryshimet në qeveri, Balluku si zv.kryeministre dhe Dhuka në krye të negociatave me BE! Alibeaj dhe Berisha kërkuan debat, mazhoranca tha jo
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Begaj dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Kinë
27 Nëntor, 16:20
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28