Ndryshimet në qeveri? Balla: Vlerësoj maksimalisht gjithë ministrat, por vendos Rama

TIRANË- Në një prononcim për Report TV, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar aktualitetin politik dhe zhvillimet brenda forcës që përfaqëson. Ndërsa shtohen zërat për ndryshime në qeveri, Balla thotë se për të, të gjithë ministrat e kalojnë testin, por vendimi final i takon kryeministrit Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjithashtu edhe një audiopërgjim të publikuar në media ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime. Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar.

Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.

Pjesë nga intervista:

Pak më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha referuar një përgjimi mediatik, akuzon qeverinë shqiptare se ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, në mënyrë që të influencojë në vendimin e Gjykatës kundër interesit të shqiptarëve për pronat? Si iu përgjigjeni këtyre akuzave?

Së pari lajmi kryesor është që kryetari i PD-së është kthyer në atdhe, në vizitën e radhës në Shqipëri. ky është lajm që duhet përshëndetur, pasi kemi plot punë për të bërë, në detyrën tonë para atyre që na kanë zgjedhur. Jam njohur si ju në këtë puntatë të re të trio apo katrologjisë “Babale 4”. Pikë së pari, në prezantimin e kësaj puntate, dy aktorët e përfshirë janë zyrtarë të shtetit. njëri prej tyre, nënkryetar i KQZ, tjetri përfaqësuesi ynë në Strasburg, Ledi Bianku. Ka marrë votën në Kuvend për t’u zgjedhur si përfaqësues. S’duhet të hezitojnë, por duhet të dalin në public të sqarojnë akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi të sqarojnë pozicionet e tyre, mesa kuptova, konteksti i bisedës ishte në një darkë familjare, çka e bën paksa dyshues faktin e presionit nga njëri-njëri, vizitë si pjesë e një delegacioni zyrtar, megjithatë është çështje që iu takon atyre. Kjo puna e miqve është bërë përgjegjësi, që duhet të mbash për mikun. Kështu, zoti Biba mban përgjegjësi për mikun e tij, Bianku dhe Bianku mban përgjegjësi për mikun e tij, Biba, ta sqarojnë këta të dy njëherë, e më pas të gjejmë përgjegjësitë politike të njërës apo tjetrës palë.

E para, unë quhem Taulant Balla dhe mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin. Në të gjithë këto vite politikë, s’jam akuzuar kurrë për tendera dhe licenca, arsyeja ka të bëjë me faktin se  s’jam bërë kurrë pjesë e tyre. Për fat të mirë, deputetët s’kanë asnjë kompetencë ligjore apo eksekutive në këtë këndvështrim. Ka qenë abuzive nga PD që të përmendej zona ime zgjedhore. Unë s’di asnjërën nga kontratat për ndonjë tender publik në zonën time zgjedhore. Askush s’zgjedh dot babain apo vëllain, por edhe opozitën. Ju keni qenë prezent, se gjithë raca e politikanëve kanë mohuar baxhanakun e kunatin. Unë kam thënë se e njoh familjen e tij, dhe s’i heq pikë as presje. Kam deklaruar që s’kam ndikuar kurrë. Akuzat kanë rënë sepse ndaj tij s’ka asnjë urdhër arresti sot. Kur flasin sekserët më të mëdhenj të këtij vendi për vepra penale, kjo është vepër penale. Të shkojnë në prokurori.

 

Ju ishit në Vlorë në një takim që Rama bëri me ministrat dhe përfaqësuesit më të lartë të PS-së. Në dijeninë tuaj do të ketë ndryshime në qeveri?

Së pari, caktimi i asamblesë ka qenë object i analizës së qeverisë që u zhvillua të premten e shkuar. Kryetari i Kuvendit ka qenë prezent, siç e dini ne kemi një marrëveshje që në mbledhje të jetë prezent dhe grupi i PS-së, për të detajuar funksionimin më të mirë të qeverisë dhe grupit parlamentar. Asambleja e PS-së, përkon me fillimin e sesionit, brenda javës së parë të shtatorit ju informoj që pika e parë e rendit është llogaridhënia për punën e qeverisë. Raporti është consistent dhe përmban të gjithë çështjet që të gjithë shqiptarët raportuan. Dua t’ju them shqiptarëve që morën pjesë, se janë me emër e mbiemër në raport.

Unë vlerësoj dhe mendoj se nga analiza që kemi zhvilluar qeveria i ka përmbushur angazhimet dhe prioritetet tona kryesore. Sigurisht që ju e dini që në aspektin ligjor kryeministri e ka mbështetjen e grupit parlamentar, për të përmirësuar sa herë që mendon kabinetin. Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë anëtarët e kabinetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja