Me 23 shkurt Gjykata Kushtetuese vendosi se procedura e ndjekur për arkitekturën e re të komisioneve me ndryshim në rregullore ishte antikushtetuese për këtë duhet përsëritur.
Pak ditë më vonë socialistët nisën nga puna dhe me firmë të kreut të grupit Taulant Ballës dhe 2 deputetëve të tjerë, u risollën identike në Kuvend komisionet e reja të përhershme parlamentare, shoqëruar edhe me një sërë ndryshimet të tjera.
PD i kundërshtoi ashpër, pasi sipas saj do të duhej pritur zbardhja e plotë e vendimit të Kushtetueses, por pavarësisht kësaj kryetari i parlamentit Niko Peleshi kishte njoftuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren këtë të mërkurë. Megjithatë kryeparlamentari në emër të socialistëve bëri një hap pas.
“Objekti i diskutimit të sotëm në Këshillit për Rregulloren do të jenë propozimet e tjera të paraqitura për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Kjo mbledhje nuk ka të bëjë me reflektimin e re vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Niko Peleshi.
Në pritje të zbardhjes së vendimit të Kushtetues, megjithatë Kreu i Grupit socialist i prezantoi ndryshimet e kërkuara nga ai, ku përfshihen ndër të tjera edhe ulja e kohës së fjalës së deputetëve nga 10 në 5 minuta dhe kalimi me procedurë të përshpejtuar të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë më procesin e anëtarësimit në BE.
“Thelbi i ndryshimeve është parashikimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve që synojnë përafrimin e legjislacionit. Është propozuar reduktimi nga 10 minuta në 5 minuta, është çështje për tu diskutuar, mund të ketë dhe diskutime të tjera. Synojmë të gjejmë një zgjidhje të rolit të komisionit përgjegjës duke mos prekur autoritetin”, tha Taulant Balla.
Për opozitën socialistët duan të vdesin parlamentarizmin.
“Nuk ka 1 ndryshim dhe 1 presje në atë rregullore deri në vitin 2013 që është bërë pa konsensus me opozitës. Një rregull që jo vetëm ka funksionuar, por pa qenë dhe i mirë”, tha Oerd Bylykbashi.
Korrigjime në Rregullore ka depozituar edhe vetë kryeparlamentari Niko Peleshi, kryesisht procedurale, mes të cilave edhe një rregullim që Balla s’e kishte përfshirë, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ligjeve të integrimit.
Këshilli ra dakord që të ketë edhe mbledhje të tjera për të diskutuar pikë për pikë ndryshimet.
Komente










