Rithemelimi shpërblen Bardhin e Gjekmarkajn me postin e nënkryetarit, Këshilli miraton ndryshimet mes debatesh! Tabaku refuzon Berishën

Nga dita e sotme Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD-së së Rithemelimit. Marrja e këtij posti, vetëm disa javë pasi njohu Sali Berishën kryetar, u bë pa votim të drejtpërdrejtë në Këshillin Kombëtar, por me ndryshime statutore që e futën atë dhe 6 të besuarit e tij në kryesi automatikisht.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku raportoi Bardhi dhe grupi i tij morën dritën jeshile të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar mes debateve të shumta, pasi duhet të ishin votuar emrat dhe jo ndryshimet statutore, përmes të cilave Berisha gjeti rrugën për të shpërblyer me poste Bardhin dhe të tijtë.

Tashmë që ndryshimet në statut u miratuan bashkë me Bardhin, nënkryetar bëhet edhe Agron Gjekmarkaj për shkak të detyrës që mban si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Me këto ndryshime, që çojnë në 4 numrin e nënkryetarëve të Rithemelimit, aq sa ka aktualisht PD e Lulzim Bashës, ndryshon edhe kryesia e Rithemelimit, që për shkak të “paktit të bashkimit” fryhet me figura të grupit “Bardhi”.

Kështu, nenet që ndryshuan në statutin e Rithemelimit janë ai 51, që përcaktohen se PD e Rithemelimit ka 2 nënkryetarë, një prej të cilëve është edhe kryetar i grupit parlamentar. Ndryshim ka edhe të gjithë nenet që përmendin togfjalëshin “dy nënkryetarë”.

Ndërsa po ashtu ndryshimi tjetër ishte se në kryesi, pa votim futen automatikisht kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare, truk që afron deputetët mbështetës të Bardhit në kryesi pa votim.

E vetmja që nuk e ka pranuar postin në kryesi, është Jorida Tabaku, e cila bojkotoi edhe këtë herë mbledhjet e Rithemelimit. Pritet që ajo të mos marrë pjesë as në mbledhjet e ardhshme në kushtet kur ende nuk është pozicionuar qartë në PD e Rithemelimit. Deputetja ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se nuk njeh as Bashën e as Berishën si kryetar.

Debateve, i parapriu me një deklaratë para mediave edhe Jozefina Topalli, e cila tha se çdo proces duhet të ketë në themel votën, duke ironizuar modelin “Basha” në parti. 

“Është gjeja më normale të të ketë njerëz që të mos jenë dakord me kryetarin e partisë. Por nuk më duket normale të mos njohësh kryetarin e partisë kur nuk është rasti. Është më e rëndësishme për çdo deputet, dhe për çdo qytetar, të ngrihet ndaj çdo dhunimi, kushtetues, të ligjit kundër çdo padrejtësie për të parë vendin e vet të vibrojë përmes mekanizmave demokratikë. Që është gara, respektimi I statuteve. Secili gjen zgjidhjet e veta.

Nuk ndryshoj asgjë për Lulzim Bashën. Sot do diskutojmë, do shkoj pa paragjykuar. Nga përvoja ime tre dekada kam kuptuar se nuk të bën karrigia as lider, as të besueshëm, por vendimet që merr, që edhe mund të kundërshtohen edhe kur janë të drejta. Në parim dua bashkimin e çdokujt, të çdo demokrati e qytetari. Përçarja e deputetëve te opozitës ka sjelle kosto te madhe për qytetarët. Kemi humbur 12 vite, janë shumë në jetën e një njeriu. Duhet një reflektim i madh”, tha Topalli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Kulluri ironizon ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit: Tani e tutje, anëtarët do quhen ‘çunat dhe gocat’ e Gazit

1653216036_8000614581c60d5d4.jpeg

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka ironizuar ndryshimet e bëra së fundmi në kryesinë e Rithemelimit ku u përfshinë edhe deputetët e ‘grupit’ të Gazment Bardhit, me këtë të fundit dhe Gjekmarkajnë nënkryetar.

“Tani e tutje, anetarët e kryesisë së Rithemelimit do quhen “cunat dhe gocat e Gazit”! Urime!”- shkruan Kulluri.

Ora 18:14
Rithemelimi i përçarë për ndryshimet për Bardhin e Gjekmarkajn, Report Tv zbardh debatet! Bushati-Palokës: S’jemi dele ta marrim vesh nga media

1709659871_a83d9ef456ac4b81baab844b171dfd25.jpg

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur debatet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ku u votuan ndryshimet statutore. Si duket Rithemelimi ka qenë i përçarë në propozimin e vetë Sali Berishës për futur në kryesi grupin e Gazmend Bardhit të cilit i ka dhënë dhe postin e nënkryetarit. Edi Paloka është shprehur se propozimi për ndryshimet është bëë nga Sali Berisha.

Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çeshtja e dytë për të cilën do flasim është hapja e procesit për zgjedhjet në degë.

E pakënaqur ka qenë Endira Bushati e cila thotë se nuk kishte dijeni për rendin e ditës, ndërsa i thotë Bushatit në sy se ai nuk i ka kthyer përgjigje kur ajo e ka pyetur.

Endira Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë bëhen ndryshime statutore.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Flamur Noka është shprehur se vendimi për ndryshimet në statut janë historike.

Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.

Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit  automatikisht për shkak te funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia. Degët: Malësi e Madhe, Lezhe, Kurbin. 3 dege te Qarkut Durrës, Peqin, Mallakastër, Lushnje, Devoll, Kuçovë, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Bulqizë.

Lajmi në përditësim

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/03/2024 07:45

    Plehr saliu plehra ata qe u vine pas.Zhdukuni se na vjen per te vjelle kur ju shohim, shporruni shporruniiiii

    Përgjigju
  • Iris: 06/03/2024 04:36

    Keta ngjajne me ne kur ishim femije e luanim /shtepiash/ pa patur shtepi,apo si Zogu e familja e tij, qe e quanin veten mbret,pa patur mbreteri! Keta jane vetem nje fraksion,pa vule e firme,te panjohur ligjerisht as si parti! Mire Berisha qe i duket vetja mbret pa kurore,po keta /regjentet/ ku i cojne mushkat qe pranojne /te caktohen/ si /nenkryetare/ te tij?! Nuk e dine qe zgjedhjet e reja po afrojne dhe kesaj rradhe,as te qenet nen siglen e Metes nuk i shpeton dot nga dalja perfundimtare nga Kuvendi?!

    Përgjigju
  • Qytetari: 05/03/2024 21:13

    Bravo per Jorida Tabakun. E ka te sigurt voten time.

    Përgjigju
  • Meri: 05/03/2024 21:13

    Këta njērzë që lëpijnë e fërkojnë këmbët e Berishës,për nji copë karrige,si macja kur të kërkon që ti japësh për të ngrën,të fērkohet nëpër kēmbë,ç'far do të bëjnë kur Berisha të ket ikur nga kjo dynja...? Sa posht ka rën dinjiteti e morali i njërzëve.

    Përgjigju
  • serxho: 05/03/2024 20:33

    Grusht bashkuar reth NON GRATES....

    Përgjigju
  • Niku: 05/03/2024 20:26

    Malli qe i dhane nje cope kocke gjekmarkajt se ngeli cepave nuk dinte ku te shkonte.

    Përgjigju
  • rezi: 05/03/2024 16:23

    TE BASHKUAR RRETH NON GRATES DO PUSHTOJME AMERIKEN....injorana e shpellareve ja ka kaluar edhe Enverit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic