Rithemelimi i përçarë për ndryshimet për Bardhin e Gjekmarkajn, Report Tv zbardh debatet! Bushati-Palokës: S’jemi dele ta marrim vesh nga media

Rithemelimi i përçarë për ndryshimet për Bardhin e Gjekmarkajn, Report Tv zbardh debatet! Bushati-Palokës: S’jemi dele ta marrim vesh nga media

1709659871_a83d9ef456ac4b81baab844b171dfd25.jpg

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur debatet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ku u votuan ndryshimet statutore. Si duket Rithemelimi ka qenë i përçarë në propozimin e vetë Sali Berishës për futur në kryesi grupin e Gazmend Bardhit të cilit i ka dhënë dhe postin e nënkryetarit. Edi Paloka është shprehur se propozimi për ndryshimet është bëë nga Sali Berisha.

Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çeshtja e dytë për të cilën do flasim është hapja e procesit për zgjedhjet në degë.

E pakënaqur ka qenë Endira Bushati e cila thotë se nuk kishte dijeni për rendin e ditës, ndërsa i thotë Bushatit në sy se ai nuk i ka kthyer përgjigje kur ajo e ka pyetur.

Endira Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë bëhen ndryshime statutore.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Flamur Noka është shprehur se vendimi për ndryshimet në statut janë historike.

Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.

Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit  automatikisht për shkak te funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia. Degët: Malësi e Madhe, Lezhe, Kurbin. 3 dege te Qarkut Durrës, Peqin, Mallakastër, Lushnje, Devoll, Kuçovë, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Bulqizë.

Lajmi në përditësim


Lajmi kryesor:

Rithemelimi shpërblen Bardhin e Gjekmarkajn me postin e nënkryetarit, Këshilli miraton ndryshimet mes debatesh! Tabaku refuzon Berishën


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion