Rama: Burg për bllokimin e rrugëve! 10 vjet kush cënon sigurinë ushqimore

Socialistët kanë përgatitur të paktën 10 ndryshime në Kodin Penal duke ashpërsuar dënimin në disa fusha. Por kur opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj duke bllokuar rrugët çdo të enjte, mazhoranca propozon që ky veprim të kriminalizohet dhe të dënohet me burg.

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste paralajmëroi ashpërsime të tij, veçanërisht lidhur me sigurinë ushqimore. Ndryshimet e reja parashikojnë masa shtrënguese, 10 vjet burg për ata që do të cënojnë sigurinë ushqimore përmes përdorimit të kimikateve, shitjes së tyre jashtë afateve të skadencës. Por jo vetëm kaq, Rama paralajmëron deri në heqje të të drejtave të ushtrimit të aktiviteve të bizneseve që do tregtojnë mallra jashtë standarteve.

Ndryshimet në Kodin Penal, tha Rama do parashikojnë ashpërsime edhe në aspekte të tjera lidhur me të cilat ka pasur shqetësime nga qytetarë por edhe nga grupet e interesit.

Lidhur me zhvillimet e ndodhura në vend dhe deklaratat e opozitës se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale i kujtoi ish-deputetëve kodin penal i cili sipas tij është miratuar që kur PD ishte në mazhorancë. Ai ceku problemin e bllokimit të rrugëve duke iu referuar protestave të opozitës duke thënë se Shqipëria nuk do ta pranojë më këtë si një normalitet sportiv pasi asnjë vend tjetër në botë nuk e pranon.

Duke iu referuar protestave dhe sjelljes së organeve të rendit përballë protestuesve të cilën e quajti dinjitoze Rama ceku ashpërsimin e masave për dhunë ndaj punonjësve në krye të detryës është kthyer në shqetësuese. Lidhur me këtë do ketë shtrëngim të masave për këdo që ushtron dhunë ndaj uniformave blu, teksa përcaktoi se shkelja do të përcaktohet që nga kundërshtimi i tyre e deri tek prekja. Në dhunën ndaj punonjësve Rama ceku edhe atë ndaj bluazve të bardha. Ndërkohë nga ana tjetër paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj bluzave të bardha në rast neglizhence të trajtimit mjekësor të cilat rrezikojnë jetën e një personi, gjë e cila tha ai do të provohet në rrugë ligjore.

Një rast shqetësues i dhunës, tha Rama është edhe dhuna në fushën e blertë. Ai tha se shkelja nuk do përcaktohet vetëm në ushtrimin e një akti dhune të mirëfilltë, por që nga cekja e vijave të bardha.

Rama riktheu në vëmendje ndëshkimet për individët që frekuentojnë lojërat e fatit edhe në forma të jashtëligjshme. Kodin penal sipas Ramës ka nevojë për ashpërsim në të drejtat e autorit teksa përmendi dënimin me burg të atyre që shfrytëzojnë veprat e të tjerëve për t'u pasuruar asht sikurse ndodh në SHBA dhe BE.

Ndryshime të tjera do të ketë edhe për mbotjtjen e kafshëve, ruajtjen e faunës dhe florës. Në mbyllje Rama tha se këto ndryshime do përcaktohen në vijim për të marrë më pas formën proceduriale parlamentare e cila do të votohet në seancën e Kuvendit.

Me opozitën e re, duket se PS i ka 84 votat e duhura për të ndryshuar Kodin Penal.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

"Sot duhet të ndaj me ju dhe me publikun nismën tonë më të re parlamentare për disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Këto ndryshime janë rezultat i përvojës në disa sektorë dhe i shqetësimeve të opinionit publik dhe grupeve të interesit. Nisma është e hapur për përmirësim të mëtejshëm. Duhet të organizojë një tryezë publike me grupet përkatëse të interesit për të rakorduar vendimet finale përpara votimit në seancën penale.

Parti apo individë që duan të kthehen në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk ka nevojë për asnjë ndryshim sepse përbën një bazë solide në mbrojtje të procesit zgjedhor.

Kodi Penal ka nevojë për ndryshim duke filluar nga siguria ushqimore. Kemi bërë jo pak progres në këtë drejtim. Produktet tonë bujqësore, janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte të eksportuara në BE asnjë kamion nuk është kthyer për shkelje të standardeve. Duhet t'i rezervojmë ndëshkimin e heqjes së ushtrimit të aktivitetit

Dhuna është shqetësim për njerëzit në krye të detyrës. Politika në vend që ta ndalojë e ka stimuluar. Që nga salla e parlamentit dhe në çdo m katror të vendit

Që nga kundërshtimi deri te prekja ndaj uniformave blu

Dhuna ndaj bluzave te bardha

Dhuna në fushat e futbollit ku në vend që të jepen shfaqe edukimi jepen shfaqje dhune, do trajtohen në Kodin Penal

Dispozita për dënimin e këtyre fenomeneve kanë mangësi

Nevoja e ndryshimit të Kodit Penal në mbrojtjen e të drejtave të autorit ka disa parashikime të pamjaftueshme, por dispozitat nuk janë të plota dhe nëse i krahasojmë me ndëshkimet në ato të vendeve të BE dhe SHBA janë qesharakë.

Kemi ndaluar me ligj lojërat e fatit, po duhet të ndalojmë me ligj lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me rendin dhe qetësin publike ka nevojë për ndërhyrje sepse ankesat e qytetarëve lidhur me zhurmat dhe rrëmujat vazhdojnë. Një komunitet i tërë merret peng përmes ping-pongut

Paketa e re sjell një ashpërsim për mbajtjen e armëve.

Nuk mund ta pranojmë si normalitet sportiv bllokimin e lëvizjes së qytetarëve dhe organizimin e saj në mënyrë sistematike.

Legjislacioni për krimet mjedisore nuk ka përfunduar. Problematika e deri më sot për mjedisit, ka treguar se mjedisi nuk mbrohet, ai duhet të plotësohet me legjislacionin për krimet ndaj mjedisit. Ata duhet të reflektohen në Kodin Penal.

Neglizhencën në trajtimin mjekësor e cila kur rrezikon jetën e personit nuk mund të kalojë sikur s'ka ndodhur asgjë. Nevoja për masën penale për heqje lirie kur provohet vdekja e një personi për arsye të provuara.

Fola për të drejtën e autorit dhe qartësisht ajo nuk mund të jetë e pambrojtur dhe nuk mund të shkelet sipas qejfit për përfitime financiare dhe i dëgjoj të gjithë ata që kanë krijuar vepra, teksa të tjerë pasurohen nga shfrytëzimi i pasurive të tyre. Kjo duhet të dënohet me burg.

Është një vjedhje e hapur si çdo vjedhje tjetër. Ata që kryejnë këtë vjedhje i ftoj të shohin filma amerikanë ku çdo film fillon me një paralajmërim nga FBI e cila thotë nëse përdoret ky film mund të shkoni në burg

Të drejtat e kafshëve për mbrojtjen nga shfrytëzimi dhe dhunimi. Kemi bërë një progres më mbrojtjen e faunës nga gjuetia, por në Kodin Penal duhet të adresohen qartësisht dëmet që i shkaktohen specieve të mbrojtura të faunës dhe florës.

Ka një pjesë të veçantë për zonat e mbrojtura ashtu siç duhet të përsëritet se sporti i goditjes së trajnerëve dhe arbitrave do dënohet me burgim. Prekja e vijave të bardha të fushës së blertë do konsiderohet shkelje e ligjit. Ne Britani këto shtrëngime i kthyen arenat e dhunës në arena futbolli.

Veprimet e dhunshme në aktivitete sportive cënojnë të gjithë shoqërinë dhe procesin e edukimit të shoqërisë që përhapen falë këtyre veprimeve

Nenet për sigurinë ushqimore

Importimi, prodhimi, ruajtja,ofrimi për shitje i pijeve, ushqimeve, barnave, dhe futja e kimikateve në produktet ushqimore do të dënohet me burg. Sasia e ushqimeve apo kimikateve, do diskutohet në komision.

Nëse kjo vepër do të bëhet e përsëritur dënimi do jetë deri në 10 vjet.

E njëjta gjë, edhe për tregtimin e produkteve jashtë afateve. Nuk ia ka borxh asnjë familje kësaj qeverie që të rrijë dhe të bëjë sehir.Edhe kjo rrezikon të dënohet deri në 10 vjet

Zëvendësimi i shenjave të sigurisë në produkte hyn në vepra penale. Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet në Shqipëri por për një pjesë të vogël të tyre, ne thjesht përmbushim një angazhim për një eksperiencë 30-vjeçare të ndryshuar.

Pa humbur kohë duke e regjistruar këtë draft në procedurën parlamentare ne do ta votojmë në seancën parlamentare për t'i dhënë një përgjigje të gjithë shqetësimeve"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emiljano: 03/05/2019 14:56

    Bej vepra jo vetëm fjalë.. Duhet të vijë një ditë në Shqipëri që ligji duhet të zbatohet nja të gjithë

    Përgjigju
  • Fredi: 02/05/2019 22:05

    Plase mrena Flamur Thuthuq Palo-qen..

    Përgjigju
  • Miri: 02/05/2019 20:10

    Ty me cfar shikoj endrrij ti fuse te gjith shqiptaret ne burg,,je ber si maduro o edi!!!!!!

    Përgjigju
  • Robert: 02/05/2019 17:49

    Po si nuk hoqe dore nga budalleqet. Vdiqe per ate karrige o letyre. Fut ndonje nga ata plehrat qe i mban pas menderes e te lepihen. Mos harro se pas ketyre te varferve qe nga halli hyjne ne burg radhen do ta kesh zotrote me gjithe PPP e tua.

    Përgjigju
  • Daku: 02/05/2019 16:53

    Nuk kane me vend burgjet plako...i ke mbush me hallexhinj. Pastaj keto jane ligje per ne leter e do ngelen aty sa per te bere ti fushate dmth. Po kur ka hallexhinj qe te besojne akoma jepi ti se mire e ke...ke gjetur.

    Përgjigju
  • Albi: 02/05/2019 15:55

    Sa mire do ishte te te shikonim ty Rama, Basha, Mona treshe ne burg? Kjo puna e burgut eshte si njoftim per te trembur GAMORIN o Kryeminister. Po te ishte puna per burg ke ca oligark ne kryeministri dhe politike qe po mbysin miletin me pesticide me ose apo dijenine tende. Jepu nje here shanc Shqiptareve te hajne buke si njerez me miell e domate Shqiptare e jo Serbe, se me djallzite qe keni ne tru dhe ne shpirt kanditaturen per ferr e keni te hapur.

    Përgjigju
  • Era: 02/05/2019 14:32

    Aman, dhe ndonjë ditë burg për politikanët hajdut , nuk do ishte keq.

    Përgjigju
  • Tan: 02/05/2019 14:15

    Mirë do të ishte që të mos kishte dënime me burg me dekada të tëra se ata të burgosur i kushtojnë shumë para qytetarit të varfër shqiptar, ka masa të tjera më të rëndësishme si heqja përjetë e së drejtës të ushtrosh një aktivitet të tillë dhe aplikim gjobash të larta që t'iu shkojë jeta duke paguar borxhet. Me burgje nuk zgjidhni gjë, hidhini një sy Perëndimit si vepron në këto raste, aplikohen sanksione.

    Përgjigju
  • Bledi: 02/05/2019 13:39

    Demokrat i flakt jam..po ktu ta beft zoti hallall o Ed Rama

    Përgjigju
  • Emigrati: 02/05/2019 13:10

    Vetem per ligjin e ushqimeve te jap voten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase