Ndryshimi i formulës, futbolli i të rinjve kundër FSHF-së, Eduard Prodani: Vendim antifutboll!

Futbolli i moshave në Shqipëri është futur në kaos nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka njoftuar dy javë para nisjes se do ketë ndryshim formule, për ti ngjarë futbollit të të rriturve. Kjo ka sjellë shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës permes kreut te saj Eduard Prodani. Kjo e fundit me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë i bën thirrje FSHF-së të heqë dorë nga kjo nismë e cila favorizon aktorë elektorale për llogari të federatës dhe ti japë ate që u takon skuadrave që e kanë merituar në fushë. Në të kundërt sipas shoqatës rajonale të futbollit tiranë situata do përshkallëzohet dhe do të marrin masa brenda kuadrit ligjor.

“Një numër anëtarësh të Shoqatës Rajonale e Futbollit Tiranë janë informuar se FSHF ka vendosur të vërë në aplikim një strukturë të re të kampionateve kombëtare të moshave. Ndonëse për këtë nuk ka as njoftim zyrtar nga FSHF, na është bërë e qartë që skema e re përjashton nga pjesëmarrja shumë skuadra që e kishin fituar këtë të drejtë për merita sportive dhe i zëvendëson ato me skuadra të akademive të caktuara, kryesisht të njohura si të përkëdhelurat e kupolës së FSHF.

Në kushtet e mungesës së plotë të kumunikimit nga FSHF, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë sqaron anëtarët dhe opinionin se:

• Vendimi për skemën dhe kriteret që do aplikohen kampionatet kombëtare të moshave është përgatitur dhe është marrë pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë konsultim me SHRFT dhe komunitetin e futbollit të Tiranës. 

• I formalizuar vetëm dy javë para datës së fillimit të kampionateve, ky vendim eshtë në kundërshtim flagrant me praktikat më elementare të organizimit të veprimtarive të futbollit në vendet e qytetëruara dhe në vetë FIFA/UEFA-n ku ndryshimet në struktura lajmërohen së paku dy sezone në kohë.

• Për vetë mënyren autoritare, jo-transparente, karakterin anti-futboll dhe shumë tregues të tjerë është e qartë se ky vendim ka synim kryesor diskriminimin e subjekteve të futbollit sipas preferencave elektorale të kupolës së FSHF

Për sa më sipër, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë i bën thirrje drejtuesve të FSHF që:

• Të anullojnë sa më parë vendimin për strukturën e re të kampionateve kombetare të moshave si një veprim që do dëmtonte rëndë interesat e pjesës më të madhe të subjekteve që investojnë e prodhojnë futboll si dhe tërë futbollin kombëtar.

• Të hapin debat konstruktiv me akademitë dhe subjektet e futbollit në vënd për strukturen e kampionateve, kriteret e përzgjedhjes dhe aspekte të tjera që kanë të bejnë me zhvillimin e futbollit të fëmijëve

• Te ndërpresin menjëhere  praktiken e izolimit dhe diferencimit të SHRFT dhe të anëtarëve të saj për shkak të preferencave elektorale dhe të vendosin lidhjet e domosdoshme të punës dhe bashkëpunimit me të në të mirë të futbollit.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë në mbështetje të vullnetit të anetareve të saj bën të ditur se ne rastin kur drejtuesit e FSHF do të sillen ndaj këtyre kërkesave me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e zakonëshme atëhere kundërshtimet e saj do të pershkallëzohen në të gjithë spektrin dhe hapësirën qe jep ligji, rregullat e futbollit dhe të drejtat jetike të anëtarëve.

Së fundi, mbështetur në informacionet që na kanë ardhur vërejmë po ashtu se vendimet arbitrare dhe të papërgjegjëshme të drejtuesve të FSHF kanë shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë dhe në shumë rrethe të tjera të vendit. SHRFT i fton të gjithë që për të mirën e futbollit kombëtar dhe në emër te sakrificave dhe djersës së derdhur për të, t’i bashkohen kundërshtimit dhe përpjekjeve tona. Nuk na ka mbetur më asgjë për të humbur”, thuhet në reagimin e bere publik nga Eduard Prodani.

Për ndryshimin e formulës së futbollit të të rinjve kanë reaguar ashpër edhe përfaqësues të klubeve në rrethe.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?