Ndryshimi i simboleve nga
Nishani, Shkreli: Janë politike

Ndryshimi i simboleve nga<br />Nishani, Shkreli: Janë politike
TIRANE - Ndërsa presidenti Bujar Nishani ka miratuar disa simbole të institucionit që ai drejton, si dhe një dekoratë të re që përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës, Artan Shkreli në një intervistë telefonike për "A1 Report" thotë se ky ndryshim është një politizim i simboleve.
 
“Shqiponja nuk është e Gjergj Kastriotit. Ky është një politizim i simboleve shqiptare, ndryshimi i simbolikave është shije e hidhur. Shqiponja e re e presidentit është e ngjashme me atë të Serbisë”, ka thënë Shkreli, ndërsa thekson se duhet një konsultim me ekspertët.

Punimet e përzgjedhura nga komisioni dhe të miratuara nga Presidenti përfaqësojnë Flamurin e Presidencës, logon e këtij institucioni, si dhe dekoratën e lartë "Nënë Tereza".

Flamuri ka stemën e familjes së Kastriotëve, ku bie në sy përkrenarja e artë e Skënderbeut e vendosur me vështrim drejt duke simbolizuar paanshmëri dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar.

Presidenca shpjegon se gjethet e dushkut përfaqësojnë jetëgjatësi, forcë dhe dinjitet, një simbol i lashtësisë i përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve.  

Ndërsa për dekoratën “Nënë Tereza” bie në sy jo vetëm portreti i saj si punim origjinal i autorit, por dhe teksti i përdorur në dekoratë me kaligrafinë origjinale të Nënë Terezës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
  

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori